![]()
Copyright © Misioni Katolik Shqiptar nė Austri, qendra nė Vjenė. All Rights Reserved. Webmaster Valon Lushaj
LETRA E PAPĖS
Tė dashur vėllezėr nė meshtari!
Me rastin e solemnitetit tė ardhshėm tė Zemrės sė Tejetshenjtė tė Jezusit, tė premtėn mė 19 qershor 2009 nė ditėn qė sipas traditės i kushtohet lutjes pėr shenjtėrimin e priftėrinjėve me rastin e pėrvjetorit tė 150. tė dies natalis (lindjes pėr qiell) tė Gjon Maria Vianejit, shenjtit patron tė tė gjithė famullitarėve tė botės[1], dua ta inauguroj zyrtarisht njė vit tė priftėrinjėve. Ky vit qė dėshiron tė kontribuojė pėr pėrkrahjen e angazhimit tė njė rinovimi tė brendshėm tė tė gjithė priftėrinjėve pėr njė dėshmi edhe mė tė fortė dhe mė tė efektshme pėr Ungjillin nė botėn e sotme, do tė pėrfundojė nė tė njėjtin solemnitet nė vitin 2010. Meshtaria ėshtė dashuria e Zemrės sė Jezusit , dinte tė thoshte famullitari i shenjtė nga Ars-i.[2] Ky formulim prekės na nxit para sė gjithash, qė tė prekur nė brendi dhe me mirėnjohje, tė vetėdijėsohemi se ēfarė dhurate e paēmueshme janė priftėrinjtė, jo vetėm pėr Kishėn, por edhe pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi. Kėtu mendoj pėr tė gjithė ata priftėrinjė, tė cilėt nė pėrvujtėri ditė pėr ditė ua sjellin afėr besimtarėve tė krishterė dhe tėrė botės fjalėt dhe veprat e Krishtit, duke u pėrpjekur qė mendimet e tyre, vullnetin dhe ndjenjat e tyre, si dhe tėrė stilin e jetės sė tyre ta harmonizojnė me tė. Si tė mos u japim mirėnjohje pėr pėrpjekjet e tyre apostolike, pėr shėrbesėn e palodhshme dhe tė fshehtė dhe pėr dashurinė e tyre nė parim gjithpėrfshirėse? Dhe ēfarė tė themi pėr besnikėrinė e guximshme tė aq shumė priftėrinjėve, tė cilėt edhepse nė mes tė vėshtirėsive dhe moskuptimeve i kanė mbetur besnik thirrjes sė tyre pėr tė qenė miq tė Krishtit , tė cilėt i ka thirrur, pėrzgjedhur dhe dėrguar ai nė njė mėnyrė tė veēantė? Unė vetė e mbaj akoma nė zemėr kujtimin pėr famullitarin e parė, nė anėn e tė cilit kam ushtruar shėrbesėn time si prift i ri: ai mė ka lėnė shembullin e njė sakrifice tė pa rezervė nė detyrėn e tij pastorale deri nė vdekjen e tij, e cila e ka gjetur derisa ia ka sjellur sakramentin e kungimit njė njeriu shumė tė sėmurė. Dhe pastaj mė bien ndėrmend ata vėllezėr tė panumėrt nė meshtari, tė cilėt i kam takuar dhe i takoj akoma, edhe gjatė udhėtimeve tė mia pastorale nėpėr kombe tė ndryshme vėllezėr kėta, tė cilėt me zemėr tė madhe dhe tė pėrkushtuar e kryejnė shėrbimin e tyre priftėror. Por, formulimi qė e ka pėrdorur famullitari i shėnjtė nga Arsi e zgjon edhe kujtesėn pėr zemrėn e shporuar tė Krishtit dhe pėr kurorėn e gjembave mbi kokėn e tij. Kėsisoj shkojnė mendimet nė situata tė panumėrta tė vuajtjes, nė tė cilėn janė tė pėrfshirė shumė priftėrinj, qoftė pėr arsye se marrin pjesė nė pėrvojat njerėzore tė dhjembjes nė shumėllojshmėrinė e formės sė shfaqjes sė saj, qoftė sepse hasin nė moskuptim tė atyre qė iu shėrbejnė ata: si do tė mund ti harronim ata shumė priftėrinj, tė cilėt, tė cenuar nė dinjitetin e tyre, tė penguar nė dėrgimin e tyre, nganjėherė madje persekutohen deri nė dėshminė ekstreme tė dhėnies sė jetės sė vet? Fatkeqėsisht ka edhe situata, pėr tė cilat smund tė ankohemi mjaft, nė tė cilat Kisha ėshtė vetė ajo qė vuan, dhe pikėrisht pėr shkak mungesės sė besnikėrisė sė shėrbyesve tė vet. Bota pastaj nė kėtė gjen arsye pėr skandal dhe refuzim. Ajo qė mund tė ndihmojė mė sė shumti nė raste tė tilla nuk ėshtė edhe aq zbulimi kryeneē dhe i tėrėsishėm i dobėsive tė shėrbyesve tė saj, sa pėr mė tepėr vetėdija e rinuar dhe e gėzueshme e madhėshtisė sė dhuratės sė Zotit, e cila nė njė mėnyrė shndritėse ka marrė formėn e vet nė barinjtė zemėrmėdhenj, nė personat rregulltarė qė janė tė pėrmbushur me dashuri tė zjarrtė ndaj Zotit dhe ndaj njeriut, nė udhėheqėsit e pėrndritur dhe tė durueshėm shpirtėror. Nė kėtė kontekst mėsimet dhe shembujt tė shėn Gjon Maria Vijanejt do tė mund tė ofronin pėr tė gjithė njė pikėnisje signifikante: famullitari i Arsit ishte jashtėzakonisht i devotshėm, por ai dinte qė si prift ai ishte dhuratė e paēmueshme pėr njerėzit e tij: Njė bari i mirė, njė bari sipas zemrės sė Zotit, ėshtė thesari mė i madh qė ,mund tia zotojė Hyji i dashur njė famullie, dhe njė prej dhuratave mė tė vlefshme tė mėshirės hyjnore.[3] Ai fliste pėr meshtarinė sikur thjesht tė mos mund ta kuptonte madhėshtinė e dhuntisė dhe tė detyrės sė besuar krijesės njeri: Oh, sa i madh ėshtė meshtari! Po ta kuptonte veten, do tė vdiste Hyji e dėgjon atė: ai i flet dy fjali dhe nė bazė tė fjalės sė tij Zoti bie nga qielli nė tokė dhe e mbyll veten nė njė hostje tė vogėl [4] Dhe kur ua shpjegonte besimtarėve tė vet rėndėsinė e sakramenteve, thoshte: Pa sakramentin e rendit meshtarak nuk do ta kishim Zotėriun. Kush e ka vendosur aty nė tabernakull? Prifti. Kush e ka pranuar shpirtin tuaj kur keni ardhur pėr tė parėn herė nė jetė? Prifti. Kush e ushqen atė pėr ti dhėnė forcė pėr ta plotėsuar shtegėtimin e tij? Prifti. Kush do ta pėrgatisė atė pėr tu paraqitur para Hyjit, duke e larė atė pėr herė tė fundit me gjakun e Jezu Krishtit? Prifti, gjithmonė prifti. Dhe kur vdes ky shpirt [pėr shkak tė mėkatit], kush do ta zgjojė nė jetėn e re, kush do tia japė qetėsinė dhe paqen? Prapė prifti Pas Hyjit prifti ėshtė gjithēka! Vetėm nė qiell do ta kuptojė veten nė mėnyrė tė drejtė.[5] Kėto pohime qė kanė dalur nga zemra meshtarake e njė prifti tė shenjtė, mund tė duken tė tepruara. Mirėpo, nė to zbulohet kujdesi i jashtėzakonshėm qė ia ka dhėnė ai sakramentit tė meshtarisė. Ai dukej tė ishte i rrėmbyer nga njė vetėdije e pakufi pėrgjegjėsie: Po ta kuptonim drejtė ēfarė ėshtė prifti nė tokė, do tė vdisnim: jo nga frika, por nga dashuria Pa priftin do tė ishin krejt tė padobishme vdekja dhe vuajtja e Zotėriut tonė. Prifti ėshtė ai qė e vazhdon veprėn e shėlbimit nė tokė ēfarė dobie do tė kishte shtėpia plotė me flori po tė mos ekzistonte askush qė do tė na i hapte dyert nė atė shtėpi? Prifti e ka ēelėsin pėr dyert e thesareve qiellore: ai ėshtė ai qė i hap dyert; ai ėshtė ekonomi i Zotit tė dashur; administratori i tė mirave tė tij Lėreni njė famulli njėzetė vjet pa prift dhe atje do ti adhurojnė kafshėt Prifti nuk ėshtė prift pėr vete, ai ėshtė prift pėr ju.[6] Kur shkoi nė Ars, njė fshat tė vogėl me 230 banorė, ipeshkėvi tashmė e kishte paralajmėruar se do ta gjejė njė situatė tė pakėndshme: Nė atė famulli nuk ka shumė dashuri ndaj Hyjit; Ju do ta sjellni atė atje. Prandaj, ai ishte plotėsisht i vetėdijshėm se do tė shkojė atje pėr ta mishėruar praninė e Krishtit, duke e dėshmuar butėsinė e tij shpėtimprurėse. [Zoti im,] mė garanto kthimin e famullisė sime; pėr kėtė do tė vuaj gjithēka dėshiron Ti, tėrė jetėn time! me kėtė lutje e filloi misionin e tij.[7] Kthimit tė famullisė sė tij iu pėrkushtua famullitari i shenjt me tėrė forcat e veta, dhe nė tėrė mendimin e tij nė plan tė parė e vendosi formimin e krishterė tė popullit qė iu besua. Tė dashur vėllezėr nė shėrbesėn meshtarake, ta lusim me kėmbėngulje hirin prej Jezusit qė edhe ne tė mund ta mėsojmė metodėn e Gjon Maria Vianejit! Ajo qė duhet ta mėsojmė nė rend tė parė ėshtė identifikimi i plotė me detyrėn tonė. Nė Jezusin nė parim takohen personi dhe misioni: tėrė veprimi shpėtimprurės i tij ishte dhe ėshtė shprehje e vetėdijes birėrore tė tij, qė nė amshim qėndron para Atit nė njė qėndrim tė nėnshtrimit me plotė dashuri nėn vullnetin e tij. Nė analogji tė thjeshtė dhe megjithatė tė vėrtetė edhe prifti duhet ta synojė kėtė identifikim. Natyrisht se nuk bėhet fjalė pėr tė harruar se efikasiteti substancial i shėrbesės mbetet i pavarur nga shenjtėria e priftit; megjithatė, gjithashtu nuk duhet lėnė anash edhe frytshmėrinė e jashtėzakonshme qė del nga takimi i shenjtėrisė objektive tė shėrbesės dhe tė asaj subjektive tė priftit. Famullitari i Arsit filloi menjėherė me kėtė punė tė pėrvuajtur dhe tė durueshme, qė ta sjell nė harmoni jetėn e vet si prift me shenjtėrinė e shėrbesės qė i ėshtė besuar atij dhe tha se madje edhe fizikisht banon nė kishėn e tij tė famullisė: Ende pa mbėrritur mirė, e zgjodhi kishėn pėr banim tė vet Para agimit futej brenda, dhe dilte prapė prej saj vetėm pas pėrshėndejtes sė Engjullit tė mbrėmjes. Atje duhej ta kėrkonte njeriu kur dėshironte ta gjente, thuhet nė biografinė e tij tė parė.[8] Teprimi i pėrshpirtshėm i biografit tė tij nuk duhet tė na jep shkas tė mos e shohim se famillitari i shenjtė dinte tė banonte edhe aktivisht nė tėrė fushėn e famullisė sė tij: ai i vizitonte sistematikisht tė sėmurėt dhe familjet; ai organizonte misione popullore dhe festat e patronatit; mbledhte dhe administronte para pėr veprat e veta karitative dhe misionare; ai e zbukuronte kishėn e vet dhe e furnizonte me instrumente kishtare; ai pėrkujdesej pėr vajzat bonjake nga Providence (njė institucioni qė e themeloi ai) dhe pėr edukatoret e tyre; pėrkujdesej pėr arsimimin shkollor tė fėmijėve; ai themeloi vėllazėri dhe i thirrte laikėt tė bashkėpunonin me tė. Shėmbulli i tij mė shtyn ta theksoj fushėn e bashkėpunimit qė duhet zgjeruar gjithnjė e mė shumė me besimtarėt laik, me tė cilėt priftėrinjtė formojnė popullin e vetėm meshtarak[9] dhe nė mesin e tė cilėve jetojnė, me qėllim qė me forcėn e meshtarisė sė shuguruar tė gjithė tė ēohen nė unitet nė dashuri, 'duke dashur njėri-tjetrin nė dashuri vėllazėrore, dhe duke i prirė njėri-tjetrit duke nderuar mė parė e mė tepėr ' (Rom 12, 10).[10] Nė kėtė kontekst duhet kujtuar kėrkesėn e gjallė, me tė cilėn Koncili i Dytė i Vatikanit i inkurajon tė gjithė priftėrinjtė, [qė] ta njohin dhe [qė] ta pėrkrahin me tė vėrtetė dinjitetin e laikėve dhe funksionin e caktuar qė kanė laikėt pėr misionin e Kishės Ata duhet tė dėgjojnė me dėshirė laikėt, ti shqyrtojnė vėllazėrisht dėshirat e tyre dhe ta pranojnė pėrvojėn dhe kompetencat e tyre nė fushat e ndryshme tė veprimtarisė njerėzore, me qėllim qė tė mund ti njohin shenjat e kohės sė bashku me ta.[11] Anėtarėt e famullisė sė vet i mėsonte famullitari i shenjtė para sė gjithash me dėshminė e jetės sė tij. Pėrmes modelit tė tij besimtarėt mėsuan tė luteshin dhe me rastin e vizitave te Jezusi eukaristik tė qėndronin me dėshirė kohė tė gjatė para tabernakullit.[12] Pėr tu lutur mirė, nuk ėshtė e nevojshme tė flitet shumė , iu shpjegonte atyre famullitari. Dihet se atje ėshtė Jezusi, nė tabernakullin e shenjtė: le tia hapim atij zemrėn tonė, le tė gėzohemi pėr praninė e tij tė shenjtė. Kjo ėshtė mė e mira lutje.[13] Dhe i inkurjajonte ata: Ejani nė kungim, vėllezėrit e mi, ejani te Jezusi. Ejani qė tė jetoni prej tij, kėshtu qė tė mund tė jetoni me tė [14] Ėshtė e vėrtetė se nuk jeni tė denjė pėr tė, por ju keni nevojė pėr tė![15] Ky edukim i besimtarėve pėr praninė eukaristike dhe pėr marrjen e kungimit u bė efikas veēanėrisht kur e shihnin besimtarėt se si e celebronte flinė e meshės sė shenjtė. Kushdo qė qėndronte aty, thoshte se nuk ishte e mundur ta gjeje njė fytyrė qė do tė mund ta kishte shprehur mė mirė adhurimin Ai e kundronte hostjen me plotė dashuri.[16] Tė gjitha veprat e mira bashkėrisht nuk janė tė barabarta me flinė e meshės, sepse ato janė vepra tė njeriut, kurse mesha e shenjtė ėshtė vepėr e Hyjit[17], thoshte ai. Ai ishte i bindur se prej meshės varet krejt zelli i jetės sė priftit: Shkaku i molisjes sė priftit qėndron nė faktin se nuk i kushton vėmendje meshės! O Zot, sa duhet vajtuar njė prift qė celebron nė atė mėnyrė sikur tė bėnte diēka tė zakonshme![18] Dhe ai e kishte bėrė zakon qė gjatė celebrimit ta flijonte edhe jetėn e vet: Sa mirė ėshtė qė prifti ēdo mėngjes tia kushtojė veten fli Zotit![19] Ky identifikim i thellė personal me flinė e kryqit e ēoi atė nė njė lėvizje tė vetme tė brendshme nga altari te rrėfyetorja. Priftėrinjtė nuk do tė duhej kurrė tė rezignonin kur i shohin rėfyetoret e tyre tė braktisura ose kur e konstatojnė indiferencėn aparente tė besimtarėve ndaj kėtij sakramenti. Nė kohėn e famullitarit tė shenjtė nė Francė rrėfimi nuk ishte as mė lehtė dhe as mė i shpeshtė se nė kohėn tonė, meqė rrufeja e hekurt e Revolucionit e kishte ngulfatur praktikėn religjioze pėr kohė tė gjatė. Megjithatė, ai pėrpiqej nė tė gjitha mėnyrat, pėrmes predkut dhe pėrmes kėshillave bindėse qė tua mundėsojė anėtarėve tė famullisė sė tij ta rizbulojnė domethėnien dhe bukurinė e pendimit sakramental, duke e paraqitur atė si domosdoshmėri tė lidhur brendėsisht me praninė eukaristike. Nė kėtė mėnyrė ai diti ta vė nė lėvizje njė qarkullim tė virtytit. Pėrmes qėndrimeve tė gjata nė kishė para tabernakullit ia doli qė besimtarėt tė fillojnė ta bėjnė sikur ai; ata shkonin ta vizitonin Jezusin, dhe ishin njėkohėsisht tė sigurtė se do ta takonin famullitarin, i cili ishte i gatshėm pėr tė dėgjuar dhe pėr tė falur. Mė vonė pastaj ishte turma gjithnjė nė rritje e atyre qė donin tė rrėfeheshin nga e tėrė Franca, e cila e mbante nė rėfyetore deri nė 16 orė. Asokohe thuhej se Arsi ėshtė bėrė spitali i madh i shpirtėrave [20]. Hirin qė e mori ai [pėr kthimin e mėkatarėve], ishte aq i fortė, sa qė ai iu shkonte pas atyre, pa ua lėnė asnjė moment qetėsie , thotė biografi i parė.[21] Famullitari i shenjtė nuk e shikonte kėtė ndryshe kur thoshte: Nuk ėshtė mėkatari ai qė kthehet tė Zoti pėr ta lutur pėr falje, por Zoti vetė shkon pas mėkatarit dhe e bėn qė ai tė kthehet te ai.[22] Ky shpėtimtar i mirė ėshtė aq i pėrmbushur me dashuri, sa qė gjithandej na kėrkon neve.[23] Ne priftėrinjtė tė gjithė do tė duhej tė ndjenim se ato fjalė qė ai i vuri nė gojėn e Krishtit, kanė tė bėjnė me ne personalisht: Unė i porosis shėrbėtorėt e mi tua shpallin mėkatarėve se jam gjithmonė i gatshėm ti pres pėr vizitė, se mėshira ime ėshtė e pa kufi.[24] Nga famullitari i shenjtė i Arsit ne priftėrinjtė jo vetėm qė mund tė mėsojmė njė besim tė pashterrshėm nė sakramentin e pendimit, qė na shtyn ta vėjmė pėrsėri nė qendėr tė kujdesit tonė pastoral, por ta mėsojmė edhe metodėn e dialogut tė shėlbimit, i cili duhet realizuar aty. Famullitari i Arsit kishte ndaj tė penduarve tė ndryshėm njė mėnyrė tė ndryshme tė sjelljes pėr ēdonjėrin. Kush vinte te rrėfyetorja, sepse ishte i tėrhequr nga njė nevojė e brendshme dhe e pėrvuajtur pėr faljen e Zotit, e gjeti te ai kurajon pėr tu zhytur nė rrymėn e mėshirės hyjnore , e cila nė vrullin e saj rrėmben gjithēka me vete. Dhe kujtdo qė ishte i dėshpėruar kur mendonte pėr dobėsinė dhe paqėndrueshmėrinė e vet dhe qė frigohej para rėnieve tė ardhshme, famullitari ia zbulonte fshehtėsinė e Zotit me njė thėnie me bukuri prekėse: Zoti i dashur di gjithēka. Para se tė mėkatnoni, ai e di se do tė mėkatnoni pėrsėri, e megjithatė ua fal. Sa e madhe ėshtė dashuria e Zotit tonė, i cili shkon aq larg, pėr ta harruar vullnetarisht tė ardhmen, vetėm qė tė mund tė na fal![25] Kurse atyre qė ankoheshin nė mėnyrė tė vakėt e pa gjak dhe gati nė mėnyrė indiferente, atyre u ofronte pėrmes lotėve tė veta vėshtrimin e qartė serioz dhe tė vuajtur se sa i neveritshėm ėshtė ky qėndrim: Unė qaj sepse nuk po qani ju[26], thoshte ai. Po sikur tė mos ishte i mirė Zotėriu! Por ai ėshtė aq i mirė! Duhet tė jeni barbarė qė tė silleni nė kėtė mėnyrė ndaj Atit aq tė mirė![27] Ai e zgjonte pendimin nė zemrėn e tė vaktėve duke i detyruar ta shikojnė me sytė e tyre vuajtjen e Zotit si tė thuash tė mishėruar nė fytyrėn e rrėfyesit pėr shkak tė mėkateve. Kujtdo qė pėrkundrazi tregohej plot dėshirė dhe i aftė pėr njė jetė mė tė thellė shpirtėrore, atij ia hapte gjerėsisht thellėsitė e dashurisė, duke i shpjeguar sa papėrshkrueshėm bukur ėshtė tė jetosh i bashkuar me Zotin dhe nė praninė e tij: Gjithēka nėn sytė e Zotit, gjithēka me Zotin, gjithēka, pėr ti pėlqyer Zotit Sa bukur ėshtė kjo![28] Dhe i mėsonte tė luteshin: Zoti im, mė jep hirin tė tė dua aq sa mė ėshtė e mundur tė tė dua.[29] Famullitari i Arsit nė kohėn e tij ia ka dalur ta transformojė zemrėn dhe jetėn e aq shumė njerėzve, sepse ka pasur sukses qė ti bėjė ata ta pėrjetojnė dashurinė e mėshirshme tė Zotit. Edhe nė kohėn tonė ėshtė urgjentisht e nevojshme njė shpallje dhe dėshmi e tillė e sė vėrtetės sė dashurisė: Deus caritas est (1 Gjn 4, 8). Me fjalėn dhe sakramentet e Jezusit tė tij dinte Gjon Maria Vianeji ta ndėrtojė popullin e vet, edhe atėherė kur, i bindur pėr pamjaftueshmėrinė e vet personale, i hynte dridhma, kėshtu qė shpeshherė dėshironte tė tėrhiqej nga pėrgjegjėsia e shėrbimit nė famulli, pėr ēka ndjehej i padenjė. Megjithatė mbeti gjithmonė nė postin e tij me ndėgjesė shembullore, sepse e brente pasioni apostolik pėr shėlbimin e shpirtėrave. Pėrmes njė askeze tė rreptė pėrpiqej tė pėrmbushė plotėsisht thirrjen e vet: Fatkeqėsia e madhe pėr ne priftėrit famullitar, ankohej shenjti, ėshtė se na topitet shpirti[30], dhe me kėtė kujtonte nė njė rritje tė rrezikshme tė bariut nė njė gjendje tė mėkatit ose tė indiferencės, nė tė cilėn jetojnė shumė prej deleve tė tij. Me vigjilencė dhe agjėrim e disiplinonte trupin, pėr tė evituar qė ky ta kundėrshtonte shpritin e tij priftėror. Dhe ai nuk ikte as nga ajo qė ta kastigojė veten pėr tė mirėn e shpirtėrave qė iu qenė besuar dhe pėr tė kontribuuar pėr faljen e gjithė atyre mėkateve qė i kishte dėgjuar nė rrėfim. Njė bashkėvėllau meshtarak i shpjegoi: Po Jua zbuloj receptin tim: mėkatarėve ua jap njė pendesė tė vogėl, kurse pjesėn tjetėr e marr unė pėrsipėr nė vend tė tyre.[31] Pėrtej ushtrimeve konkrete tė pendesės, tė cilat i bėnte famullitari i Arsit, sidoqoftė thelbi i mėsimit tė tij mbetet i vlefshėm pėr tė gjithė: Jezusi e ka derdhur gjakun e vet pėr shpirtėrat, dhe prifti smund ti kushtohet shpėtimit tė tyre nėse refuzon tė marrė pjesė personalisht nė ēmimin e shtrenjtė tė shėlbimit tė tyre. Nė botėn e sotme ėshtė po ashtu e nevojshme sikur edhe nė kohėrat e vėshtira tė famullitarit tė Arsit qė priftėrinjtė tė dallohen nė jetėn dhe veprimtarinė e tyre pėrmes njė dėshmie tė fortė pėr Ungjillin. Pali VI ka thėnė me tė drejtė: Njeriu i sotėm i dėgjon mė mirė dėshmitarėt sesa mėsuesit, e kur i dėgjon mėsuesit, ai i dėgjon ata vetėm pėr arsye se janė dėshmitarė.[32] Me qėllim qė tė mos krijohet njė boshllėk ekzistencial nė ne dhe tė mos rrezikohet efikasiteti i shėrbesės sonė, duhet ta pyesim veten gjithmonė rishtas: A jemi ngopur me tė vėrtetė me fjalėn e Zotit? A paraqet ajo me tė vėrtetė ushqimin, prej tė cilit jetojmė ne, mė shumė se nga buka dhe gjėrat e kėsaj bote? A e njohim atė fjalė me tė vėrtetė? A e jetojmė ne fjalėn e Zotit? A dimė tė veprojmė nė brendinė tonė nė atė mėnyrė qė vėrtet ta karakterizojė jetėn tonė dhe ta formojė mendimin tonė?[33] Ashtu sikurse Jezusi i thirri tė Dymbėdhjetėt, kėshtu qė tė qėndrojnė me tė (krhs. Mk 3, 14), dhe pastaj i dėrgoi pėr tė predikuar, ashtu edhe priftėrinjtė nė ditėt tona janė tė ftuar ta pranojnė atė stil tė ri tė jetės, tė cilin e ka sjellur Jezusi, Zotėriu, dhe tė cilin e kanė pėrvetėsuar apostujt.[34] Pikėrisht pranimi pa rezerva i kėtij stili tė ri tė jetės ishte karateristikė e angazhimit priftėror tė famullitarit nga Arsi. Nė Enciklikėn Sacerdotii nostri primordia, qė u publikua nė vitin 1959, njėqind vjet pas vdekjes sė Gjon Maria Vianejt, Gjoni XXIII e paraqiti asketizmin e tij duke iu referuar posaēėrisht temės sė tre kushteve ungjillore , tė cilat i konsideronte si tė domosdoshme edhe pėr priftėrinjtė: Edhe nėse priftit, pėr arritjen e shenjtėrimit tė jetės sė tij, nuk i ėshtė dhėnė pėrsipėr realizimi i kushteve ungjillore nė bazė tė gjendjes sė tij klerikale, ai megjithatė i ofrohet atij si rrugė normale e shenjtėrimit tė krishterė, sikurse edhe tė gjithė nxėnėsve tė Zotėrisė.[35] Famullitari i Arsit ka ditur ti jetojė kushtet ungjillore ashtu si i ka hije thirrjes priftėrore. Varfėria e tij pikėrisht nuk ishte varfėri e njė rregulltari pėrkatėsisht e njė murgu, por ajo qė pritet nga njė prift shekullar: edhepse ka disponuar me shumė para (meqenėse shtegtarėt mė tė pasur nuk kanė munguar duke dhėnė mjete pėr veprat e tij karitative), ai dinte se gjithēka ishe e menduar pėr kishėn e tij, tė varfėrit e tij, pėr bonjakėt e tij, pėr vajzat nga institucioni i tij Providence[36], pėr familjet qė vuanin mė sė shumti nga varfėria. Pėr kėtė arsye ishte i pasur, pėr tiu dhėnė tė tjerėve, kurse shumė i varfėr pėr vetveten.[37] Ai thoshte: Fshehtėsia ime ėshtė e thjeshtė: pėr ti dhėnė tė gjitha dhe pėr tė mos ndalur asgjė pėr vete.[38] Kur nuk kishte para, i kėnaqur iu thoshte tė varfėrve qė i drejtoheshin atij: Sot jam i varfėr si ju, jam njėri prej jush.[39] Kėsisoj, nė kėtė mėnyrė nė fund tė jetės sė tij pati mundėsi tė thoshte me qetėsi: Nuk kam asgjė. Tani mund tė mė thėrret Hyji i dashur kurdo qė tė dojė![40] Edhe pastėrtia e tij ishte ashtu sikur ėshtė e nevojshme pėr shėrbesėn e njė prifti. Mund tė thuhet se ajo ishte pastėrtia e duhur e atij qė zakonisht ka pėr detyrė ta prek eukaristinė dhe i cili zakonisht e kundron me krejt entuziazmin e zemrės sė tij dhe me tė njėjtin entuziazėm ua jep atė besimtarėve tė vet. Pėr tė thuhej, pastėrtia rrezatonte nė shikimin e tij, dhe besimtarėt e vėrenin kėtė kur me sytė e njė tė dashuruari shikonte nė drejtim tė tabernakullit.[41] Edhe dėgjesa e Gjon Maria Vianejit ishte krejtėsisht e mishėruar nė pranimin e brendshėm, tė arritur me shumė vuajtje, tė kėrkesave tė pėrditshme tė detyrės tė tij. Ėshtė e njohur se sa e mundonte mendimi pėr pamjaftueshmėrinė e tij pėr shėrbimin e famullitarit dhe sa shumė e shtynte dėshira pėr tė ikur pėr ta qarė, nė vetmi, jetėn e tij tė varfėr.[42] Vetėm dėgjesa dhe pasioni i tij pėr shpirtėrat ia dolėn ta bindnin tė qėndrojė nė vendin e vet. Vetes dhe besimtarėve tė vet iu shpjegonte: Nuk ekzistojnė dy mėnyra tė mira pėr ti shėrbyer Zotit. Ekziston vetėm njė mėnyrė e vetme: ti shėrbejmė atij siē do ai.[43] Rregulli i artė pėr njė jetė nė dėgjesė atij i dukej tė jetė ky: Tė bėhet vetėm ajo qė mund ti kushtohet fli Zotit tė dashur.[44] Nė kontekst me spiritualitetin, tė cilin e pėrforcon ushtrimi i kushteve ungjillore, dua ti thėrras me dėshirė priftėrinjtė, nė kėtė vit tė kushtuar atyre, qė veēanėrisht ta shfrytėzojnė pranverėn e re, tė cilėn e zgjon Shpirti nė ditėt tona nė Kishė, mes tjerash edhe pėrmes lėvizjeve kishtare dhe bashkėsive tė reja. Shpirti jep shumė dhunti Ai fryn kah tė dojė. Ai e bėn kėtė nė mėnyrė tė papritur, nė vende tė papritura dhe nė forma tė paparashikuara dhe tė reja por ai na tregon gjithashtu se Ai vepron pėr shkak tė Trupit tė vetėm dhe nė njėsi tė atij Trupi tė vetėm.[45] Nė kėtė kontekst vlen deklarata e dekretit Presbyterorum ordinis: Ata [priftėrinjtė] duhet tė pyesin shpirtėrat a janė prej Zotit, dhe duhet tė nuhasin me shqisėn e fesė karizmat e shumėllojshme tė laikėve, ato tė thjeshtat dhe ato mė tė rėndėsishme, ti pranojnė ato me gėzim dhe ti mbrojnė me kujdes.[46] Kėto dhunti qė i shtyjnė shumė njerėz nė njė jetė mė tė lartė shpirtėrore, smund tiu ndihmojnė vetėm besimtarėve laik, por edhe vetė priftėrinjėve. Nga bashkėsia e shėrbėtorėve tė shuguruar dhe karizmat pikėrisht mund tė dalė njė impuls i shėndoshė pėr njė angazhim tė ri tė Kishės nė shpalljen dhe dėshminė e Ungjillit tė shpresės dhe tė dashurisė nė tė gjitha pjesėt e botės.[47] Pėrveē kėsaj, lidhur me Shkresėn Apostolike Pastores dabo vobis tė Papės Gjon Palit II dua tė shtoj se shėrbesa e shuguruar ka njė formė radikale tė bashkėsisė dhe se mund tė pėrmbushet vetėm nė bashkėsi tė prezbiterėve me ipeshkėvin e tyre.[48] Ėshtė e nevojshme qė kjo bashkėsi e priftėrinjėve mes tyre, e bazuar nė sakramentin e shugurimit dhe e shprehur nė koncelebrim, dhe me ipeshkėvin e tyre tė realizohet nė ato forma tė ndryshme konkrete tė njė vėllazėrie efektive dhe afektive priftėrore.[49] Vetėm nė kėtė mėnyrė priftėrit mund ta jetojnė plotėsisht dhuntinė e celibatit dhe tė jenė tė aftė tua mundėsojnė lulėzimin bashkėsive tė krishtera, nė tė cilat pėrsėriten mrekullitė e shpalljes sė parė tė Ungjillit. Viti i Palit qė po i afrohet fundit tė vet, i drejton mendimet tona edhe te apostulli i popujve, nė tė cilin para syve tanė na paraqitet njė shembull i shkėlqyeshėm i priftit krejtėsisht tė pėrkushtuar shėrbimit tė vet. Dashuria e Krishtit na nxit, shkruan ai, kur mendojmė se: Njėri vdiq pėr tė gjithė, prandaj, tė gjithė vdiqėn (krhs. 2 Kor 5, 14). Dhe shton: Ai vdiq pėr tė gjithė, nė mėnyrė qė ata qė jetojnė, tė mos jetojnė mė pėr vete, por pėr atė qė vdiq dhe u ngjall pėr ta (2 Kor 5, 15). A ekziston program mė i mirė se ky qė do tė mund ti propozohej njė prifti, qė ka vendosur tė pėrparojė drejt udhės sė pėrkryerjes sė krishterė? Tė dashur meshtarė, kremtimi i pėrvjetorit tė 150. tė vdekjes sė shėn Gjon Maria Vianejit (1859) vijon drejtpėrsėdrejtė pas kremtimeve tė pėrfunduara tė pėrvjetorit tė 150. tė paraqitjeve tė Lurdit (1858). Qysh nė vitin 1959 kishte vėrejtur i lumi Papa Gjoni XXIII: Shkurt para se famullitari i Arsit ta pėrfundonte karrierėn e tij tė gjatė me plot merita, Virgjėra e Papėrlyer iu paraqit njė vajze tė pėrvuajtur dhe tė pastėr nė njė pjesė tjetėr tė Francės, pėr tia transmetuar njė mesazh tė lutjes dhe pendesės, rezonanca shpirtėrore e jashtėzakonshme e tė cilave ėshtė e njohur mirė pėr njė shekull. Me tė vėrtetė jeta e priftit tė shenjtė, pėrvjetorin e tė cilit po kremtojmė, ishte paraprakisht njė prezantim i gjallė i tė vėrtetave tė mėdha mbinatyrore qė iu ndėrmjetėsuan vizionares nga Masabjell. Ai vetė e mbronte njė adhurim tė zjarrtė pėr Ngjizjen e Papėrlyer tė Virgjėrės sė Tejetshenjtė ai, i cili nė vitin 1836 ia kushtoi famullinė e vet Marisė sė mbetur shtatzėnė pa mėkat dhe qė pastaj e pranoi definicioni dogmatik i vitit 1854 me aq shumė besim dhe gėzim.[50] Famullitari i shenjtė ua kujtonte besimtarėve tė vet gjithmonė faktin se Jezu Krishti, pasi na ka dhėnė gjithēka ka mundur tė na japė, dėshiroi tė na trashėgonte edhe atė qė ėshtė mė e vlefshmja qė posedon, pikėrisht nėnėn e vet[51]. Kėtė vit tė priftėrinjėve po ia besoj Virgjėrės sė Tejetshenjtė. I lutem asaj qė ta zgjojė nė brendinė e ēdo prifti njė ringjallje zemėrgjerė tė atyre idealeve tė pėrkushtimit tė plotė pėr Krishtin dhe Kishėn, tė cilat e pėrcaktonin mendimin dhe veprimin e famullitarit tė shenjtė nga Arsi. Me jetėn e tij tė zellshme tė lutjes dhe me dashurinė e pasionuar pėr Jezusin e kryqėzuar e ushqente Gjon Maia Vianeji sakrificėn e tij tė pėrditshme dhe tė pa rezervė pėr Zotin dhe Kishėn. Shembulli i tij le tė lėviz priftėrinjtė pėr atė dėshmi tė unitetit me ipeshkėvin, me njėri-tjetrin dhe me laikėt, gjė qė sot sikur gjithmonė ėshtė aq e domosdoshme. Pėrkundėr tė keqes qė ekziston nė botė, fjalėt e Krishtit drejtuar apostujve tė tij nė Darkėn e Mbrame janė gjithnjė aktuale: Nė botė keni vuajtje, por mos u trembni: unė e munda botėn (Gjn 16, 33). Besimi nė Mėsuesin hyjnor na jep forcė qė me besim tė plotė tė shikojmė drejt ardhmėrisė. Tė dashur priftėrinj, Krishti llogarit nė ju. Sipas shembullit tė famullitarit tė shenjtė tė Arsit lejoni tju magjeps ai. Nė kėtė mėnyrė edhe ju, nė botėn e sotme, do tė jeni lajmėtarė tė shpresės, tė pajtimit dhe tė paqes!
Nga zemra jua ndaj bekimin tim.
Nga Vatikani, mė 16 qershor 2009
_______________________________________________________________________________________________________ [1] Si tė tillė e ka proklamuar Papa Pius XI nė vitin 1929. [2] Le Sacerdoce, cest lamour du cur de Jésus (te Le curé dArs. Sa pensée Son cur. Présantés par lAbbé Bernard Nodet, éd. Xavier Mappus, Foi Vivante, 1966, S. 98). Nė vazhdim: Nodet. Ky pohim citohet me numrin 1589 edhe nė Katekizmin e Kishės Katolike. [3] Nodet, f. 101. [4] Po aty, f. 97. [5] Po aty, f. 9899. [6] Po aty, f. 98100. [7] Po aty, f. 183. [8] Monnin A., Il curato dArs. Vita di Gian-Battista-Maria Vianney, Vėll. I, ed. Marietti, Turin 1870, f. 122. [9] Krhs. Lumen gentium, 10. [10] Presbyterorum ordinis, 9. [11] Po aty. [12] Kundrimi [kontemplacioni] ėshtė shikimi i besimtarit drejt Jezusit. 'Unė e shikoj atė, e ai mė shikon mua', tha nė kohėn e famullitarit tė shenjė njė fshatar nga Arsi qė lutej para tabernakullit (Katekizmi i Kishės Katolike, Nr. 2715). [13] Nodet, f. 85. [14] Po aty, f. 114. [15] Po aty, f. 119. [16] Monnin A., vep. e cit., II, f. 430vj. [17] Nodet, f. 105. [18] Po aty. [19] Po aty, f. 104. [20] Monnin A., vep. e cit., II, f. 293. [21] Po aty, f. 10. [22] Nodet, f. 128. [23] Po aty, f. 50. [24] Po aty, f. 131. [25] Po aty, f. 130. [26] Po aty, f. 27. [27] Po aty, f. 139. [28] Po aty, f. 28. [29] Po aty, f. 77. [30] Po aty, f. 102. [31] Po aty, f. 189. [32] Evangelii nuntiandi, 41. [33] Benedikti XVI, Homilia nė meshn me ndarjen e sakramentit tė krezmimit, 9.4.2009. [34] Krhs. Benedikti XVI, Ansprache an die Teilnehmer der Vollversammlung der Kongregation für den Klerus (Fjalim nė Asamblenė Plenare tė Kongregatės pėr Klerin), 16.3.2009. [35] Pjesa I. [36] Kėtė emėr ia dha shtėpisė ku kanė qenė tė vendosura mbi 60 vajza tė lėna pas dore dhe tė cilat janė edukuar aty. Pėr ta mbajtur tė qėndrueshme kėtė shtėpi ka qenė i gatshėm pėr gjithēka: Jai fait tous les commerces imaginables I kam bėrė tė gjitha bizneset qė mund ti imagjinojė njeriu, tha duke qeshur (Nodet, f. 214). [37] Nodet, f. 216. [38] Po aty, f. 215. [39] Po aty, f. 216. [40] Po aty, f. 214. [41] Krhs. Po aty, f. 112. [42] Krhs. Po aty, f. 82-84; 102-103. [43] Po aty, f. 75. [44] Po aty, f. 76. [45] Benedikti XVI, Homilia pėr vigjiljen e Gjithė Shpirtėrave, 3.6.2006. [46] Nr. 9. [47] Benedikti XVI, Ansprache an die Bischöfe, die der Fokolarbewegung und der Gemeinschaft SantEgidio nahestehen (Fjalimi ipeshkėvijėve miq tė Lėvizjes sė fokolarėve dhe Bashkėsisė SantEgidio), 8.2.2007. [48] Krhs. nr. 17. [49] Krhs. Gjon Pali II, Shkresa Apostolike Pastores dabo vobis, 74. [50] Enciklika Sacerdotii nostri primordia, pjesa III. [51] Nodet, f. 244.
|