Shėn Tarcisi
▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

Kalendari
Foto Galeria
Video
Kisha e gjithmbarshme
Virgjėra Mari
Nėnė Tereza
Fjalori Kishtar
Ministrantėt/tet
Botimet Kishtare
Kontakt
▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Lidhjet
Bibla Shqip
Gloria.tv
Radio Maria

Radio Vatikani
 
                                                                                                                                                                                                                                                     
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


SHĖN TARCISI
mbrojt
ėsi i ministrantėve dhe i ministranteve

 

Tarcisi qė nga fėmijėria qe mistrant. Jetoi nė shekullin e tetė. Prej atėherė kaloi shumė kohė, pra nuk mund tė dimė edhe aq sakt pėr jetėn e tij. Ipeshkvi i Romės me emrin Damask nė njė epigram tregon se Tarcisi u vra nga paganėt kur ata donin tė ia rrėmbenin bukėn eukaristike qė barte me vete pėr t’ua dėrguar tė sėmurėve. Sipas gjasave qe vrarė me gurė porsi shėn Shtjefni,  martiri i parė. Tarcisi qe akolit (lexues i ligjshėm nė mbledhjen e shenjtėrve, besimtarėve tė parė) pėr tė cilin mendohet qė u vra mė 15 gusht tė vitit 257 nė kohėn kur Deciu, mbreti i Romės, ndėrmori njė pėrndjekje kundrejt tė krishterėve qė mblidheshin sė bashku pėr tė kremtuar Eukaristinė, pėr t’u lutur dhe pritur Ardhjen e dytė tė Jezusit.

 

Prej burimeve tė hershme dimė se Tarcisi kur ende ishte djalosh i ri, ende pa qenė 12-vjeēar, humbi prindėrit. Pra, u detyrua tė jetojė tek daja i vet, i cili kishte mjaft pasuri, por ende ishte pagan, ende nuk e kishte njohur Lajmin e gėzueshėm. Njė voglosh jetim qe thirrur tė jetojė nė mesin e paganėve qė tė dėftojė tė vėrtetėn e fesė. Njė ditė qe i ngarkuar nga bashkėsia t’ua dėrgonte tė sėmurėve Eukaristinė tė cilėn e kishte fshehur nėn petkat e veta. Por papritmas rrugės u hetua nga disa ushtarė paganė se ai fshihte diē nėn petkat e veta. Por Tarcisi nuk dėshironte qė tė plotėsonte kurreshtjen e njerėzve qė hasi nė rrugė e tė ua tregojė Begatinė e ēmueshme qė bartte me vete. Kėshtu ra viktimė e Eukaristisė sė tejetshenjte dhe vdiq si dėshmitar i fesė. Ai numėrohet nė turmėn e martirėve. Varri i tij gjendet nė Katakombet e Kalikstit nė Via Appia Antica nė Romė.

Nė figura paraqitet rregullisht si djaloē i ri me aureolėn e shenjtit si diakon me psalme, gurė dhe hostje. Pasi kremtohet mė 15 gusht, dita kur kremtohet edhe Ngritja e Zojės nė Qiell, festa e tij ėshtė zbehur. Por pa mėdyshje edhe sot e kėsaj dite mund tė shėrbejė si shėmbėlltyrė pėr t’iu pėrgjigjur thirrjes sė pėrhapjes sė Ungjillit tė Krishtit.

Kur kremtohet Mesha nė pėrkujtimin e tij ngjyra liturgjike ėshtė e kuqe.

Domethėnia e emrit tė tij: Guximtar, Trimosh.

Ėshtė shenjt mbrojtės i shėrbyesve dhe shėrbyeseve te altari.

Eshtrat e tij (reliktet) gjenden nė Romė.

Mos harroni! Festa e tij me 15 gusht!