Mėsime themelore tė fesė
Gjashtė tė vėrtetat kryesore tė fesė sė krishterė
1. Ėshtė vetėm njė Zot, e nė tė janė tri veta hyjnore: Ati, Biri dhe
Shpirti Shenjt.
2. Zoti krijoi tė gjitha sendet. Ai tė gjitha i mban, i sundon dhe i drejton.
3. Shpirti i njeriut ėshtė i pavdekshėm.
4. Biri i Zotit u bė njeri dhe na shėlboi me vdekjen e vet nė kryq.
5. Hiri i Zotit ėshtė i domosdoshėm pėr shėlbim.
6. Veprat e mira Zoti do ti shpėrblejė me lumturinė e amshuar, ndėrsa
veprat e kėqija do ti dėnojė me mundimin e amshuar.
Mėsimet e fesė i jep Kisha. Kisha katolike obligon pjesėtarėt e vet, tė
pagėzuarit, qė tė besojnė nė kėto gjashtė tė vėrteta dhe nė tė
gjitha mėsimet e tjera dogmatike dhe morale qė sjell magjisteri.
Kishėn e themeloi vetė Jezu Krishti. Ajo ndjek traditėn apostolike tė mėsimit.
Si bashkėsi e popullit nė shtegtim kah amshimi pėrpiqet
tė jetojė nė drejtėsi para Hyjit nė luftim me mėkatin e trashėguar. Kisha
tashmė ėshtė edhe ngadhėnjyese, sepse ka nė qiell engjėjt dhe
shenjtėrit. Kishė jonė ėshtė njė nė bashkėsi me apostujt, Virgjėrėn Mari dhe
Shpirtin Shenjt. Ėshtė e shenjtė jo nė saje tė besimtarėve
qė nuk mund tė mėkatojnė, por nė saje tė detyrės qė ia dha Krishti dhe
drejtimit tė Shpirtit Shenjt. Ėshtė katolike, sepse detyra e saj
shtrihet nė tėrė botėn dhe Ungjilli ėshtė i pėrcaktuar pėr tė gjithė
njerėzimin. Kisha ėshtė apostolike, sepse e ka themelin nė apostuj.
Ata na e lanė trashėgim fenė dhe sakramentet. Kisha ėshtė misionare. Ka pėr
detyrė ta shpallė Ungjillin pėr kthimin dhe besimin nė
Hyjin dhe tė ndajė sakramentet. Esenca e Kishės ėshtė shpallja e fjalės sė
Hyjit (martyria), kremtimi i sakramenteve (liturgjia),
shėrbimi nė dashuri (diakonia). Kisha ėshtė familja e Hyjit nė botė (Papa
Benedikti XVI, Deus Caritas Est, nr. 25).

Themelet e fesė sė shenjtė
1. Njėnia e Trinia e Hyjit.
2. Tė mishėruarit, tė munduarit, vdekja dhe tė ngjallurit e Shėlbuesit tonė,
Jezu Krishtit.
Njėnia do tė thotė sė ėshtė njė Zot i vetėm.
Trinia do tė thotė se nė Hyjin janė tri Veta hyjnore, qė quhen:
Ati, Biri e Shpirti Shenjt. Tė Mishėruarit, tė munduarit, vdekja e ngjallja e
Shėlbuesit tonė do tė thotė se Veta e dytė e sė
Shenjtėrueshmes Trini, Jezu Krishti, Biri i Hyjit, u bė njeri, u mundua, vdiq
nė kryq dhe u ngjall pėr ne. Fshehtėsia thelbėsore e fesė
dhe e jetės sė krishterė ėshtė Trinia e shenjtė. Hyji ėshtė njėkohėsisht njė
Hyj, qė iu shfaq popullit judeas. Ai ėshtė njė qenie nė tri
veta, tė cilat janė nė tė njėjtėn kohė Hyj: e Atit, e Birit dhe e Shpirtit
Shenjt. Biri, i njėlindur nė kohė, jo i krijuar. Shpirti i Shenjtė
(Shpirti i Hyjit) rrjedh prej Atit dhe Birit. Me kėtė dogmė tė Kishės u mor
Koncili i parė i Nicesė nė vitin 325 nėn drejtimin e
mbretit Konstantin.

Urdhri i dyfishtė i dashurisė
1. Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė shpirt, me gjithė zemėr e me gjithė
mendje tėnde.
2. Duaje tė afėrmin tėnd si vetveten.
Shkrimi i Shenjtė i Besėlidhjes sė Vjetėr njeh 248 urdhra dhe 365 ndalesa. Prej
kėtij katalogu tė trashėguar rrjedhin edhe shumė tė tjera tė cilat u dhanė nga
mėsuesit e Ligjit. Jezusi, i pyetur njė
ditė pėr tu sprovuar prej farisenjve, se cili ėshtė urdhri mė i madh i tė
gjitha urdhėrimeve, u pėrgjigj: Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė shpirt, me
gjithė zemėr e me gjithė mendje tėnde dhe duaje
tė afėrmin tėnd si vetveten (Mt 22, 3740). Urdhri i dyfishtė i dashurisė ėshtė
veēori e krishterimit. Krishterimi nė kuptimin e plotė nuk mund tė jetė pa
dashurinė ndaj Zotit dhe tė afėrmit, thotė njė shpjegim i traditės sė
ekzegjezės ungjillore.

Rregulla e artė
Gjithēka, pritni prej tė tjerėve, bėni edhe ju pėr ata.
Jezusi kishte qėllim tė thadrojė dashurinė dhe respektin nė zemrat e njerėzve
ndaj njėri-tjetrit. Prandaj i mėsonte dhe i qortonte njerėzit: Mos gjykoni; mos
e shikoni lėmishten nė sy tė vėllezėr28 ve tuaj; mos e pėrbuzni tė shenjtėn
(krhs. Mt 7, 16). Gjithēka dėshironi tju bėjnė juve njerėzit, bėjuani edhe ju
atyre! Ja, vėrtet Ligji e Profetėt! (Mt 7, 12).

Lumturitė
Lum skamnorėt nė shpirt
sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve!
Lum ata qė qajnė
sepse do tė ngushėllohen!
Lum ata qė janė tė butė
sepse do ta trashėgojnė tokėn!
Lum ata qė kanė uri e etje pėr drejtėsi
sepse do tė ngihen!
Lum tė mėshirshmit
sepse do tė gjejnė mėshirė!
Lum ata qė janė tė pastėr nė zemėr
sepse do ta shohin Hyjin.
Lum pajtuesit
sepse do tė quhen bijtė e Hyjit.
Lum ata qė salvohen pse kryejnė ēka Hyji kėrkon
sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve.
Tė lumėt ju kur tju shajnė e tju salvojnė dhe kur,
pėr shkakun tim, ti thonė tė gjitha tė zezat kundėr jush, por nė rrenė!
Gėzohuni e galdoni,
sepse i madh do tė jetė shpėrblimi juaj nė qiell!
I lumtur ėshtė njeriu qė ka fituar shėlbimin, parakusht i tė cilit ėshtė besimi
(krhs. Mt 16, 17; Lk 11, 28), qėndresa nė fe (krhs. Jak 1, 12) dhe tė qenėt
syhapėt para ardhjes sė Zotėrisė (krhs. Lk 12, 37). Lumturitė janė emėrtim i njė
pjese tė Predikimit nė Mal tė Jezusit. Ato janė njė radhitje prej 8 + 1 herė
Lum me tė cilat Jezusi hap nė mėnyrė programore Predikimin nė Mal. Lumturitė e
Jezusit janė rruga e vėrtetė kah lumturia. Lumturitė na bėjnė me dije se tė
gjithė qė nė sytė e botės shikohen si tė pavlerė dhe tė pagėzueshėm janė tė
lumtur nė perspektivėn e Mbretėrisė qiellore.

Urdhėrimet e Hyjit
Hyji thotė:
1. Unė jam Hyji yt. Tjetėr Hyj mos tė kesh e mos tė adhurosh pos meje!
2. Mos e merr emrin e Hyjit nėpėr gojė kot!
3. Shenjtėroje ditėn e diel e ditėn e festės sė urdhėruar!
4. Nderoje prindin tėnd nė qoftė se dėshiron tė jetosh shumė pėrmbi tokė!
5. Mos vra!
6. Mos kurvėro!
7. Mos vidh!
8. Mos bėj dėshmi tė rreme!
9. Mos lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
10. Mos lakmo asgjė tė huajėn!
Dhjetė Urdhėrimet, ose Dekalogu, janė pėrmbledhje ligjesh tė cilat u
shfaqėn qė nga Besėlidhja e Vjetėr si vullnet i Hyjit pėr njerėzit. Me to filloi
shfaqja e Hyjit nė malin Sinai (Dal 20, 117, krhs. edhe Lp 5, 621). Kėtė
renditje tė Dekalogut tė marrė nga Bibla e bėri Shėn Augustini. Dhjetė
Urdhėrimet janė themel i moralit tė krishterė. Zoti kėrkon prej nesh qė tė
besojmė se ėshtė njė Zot i vetėm, atė tė vetmin duhet ta duam, sepse Ai ėshtė
Gurra dhe Caku ynė. Ai kėrkon prej nesh qė tė kemi frikė nderimi ndaj Tij, ndaj
fshehtėsisė sė pafund tė Hyjit, dhe kurdoherė qė marrim emrin e Tij nėpėr gojė
tė flasim ēka i pėrket atij.
Ai kėrkon tė marrim pjesė me pushimin tonė nė pushimin e tij pas Krijimit dhe
pėrmes tė kremteve tona ta falėnderojmė pėr krijesat dhe hirin e shėlbimit,
ashtu siē na mėson Kisha tė bėjmė tė dielave.
Ai kėrkon tė jemi tė ndėrgjegjshėm dhe tė dėgjueshėm ndaj familjes, atdheut,
shoqėrisė dhe Kishės.
Kėrkon prej nesh ta duam jetėn tonė dhe jetėn e tjetrit, sepse trupi dhe shpirti
janė dhurata hyjnore qė na i besoi neve. Kėrkon qė tė jemi tė dėlirė nė gjini qė
i pėrkasin dhe ta ruajmė tė dėlirė dashurinė nė jetėn bashkėshortore. Kėrkon ta
respektojmė pasurinė dhe plėngun e tjetrit dhe tė jemi tė ndėrgjegjshėm me atė
tė mirė qė na pėrket neve dhe tjetrit pranė nesh. Na detyron qė tė jemi tė
pėrgjegjshėm ndaj punės dhe tė vetėdijshėm nė pėrdorimin e tė mirave materiale
Kėrkon qė tė zbatojmė gjithmonė tė vėrtetėn dhe saktėsinė nė tė folur dhe nė tė
vepruar, qė ta ndėrtojmė jetėn tonė jo nė rrena, shtiracakėsi dhe shpifje, por
nė tė vėrtetėn, dhe tė jetojmė nė paqe me tė tjerėt.

Urdhėrimet e Kishės sė shenjtė
1. Merr pjesė nė Meshė ēdo tė diel e ēdo festė tė urdhėruar!
2. Agjėro tė premteve dhe kohėve tė caktuara sipas ligjit kishtar!
3. Rrėfehu dhe kungohu sė paku njė herė nė vit, sidomos pėr Pashkė!
4. Mos bėj dasmė nė kohė tė ndaluara!
5. Paguaje detyrimin ndaj Kishės sipas ligjit!
Kisha Katolike ėshtė bashkėsia e atyre qė besojnė nė Krishtin.
Kishėn e ka themeluar vetė Jezu Krishti. Edhe unė po tė them: Ti je
Pjetėr‑Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb unė do ta ndėrtoj Kishėn time dhe dyert e
ferrit sdo tė ngadhėnjejnė kundėr saj! (Mt 16, 18). Kisha e bazon mėsimin e
vet nė Bibėl dhe nė traditėn apostolike. Kisha ėshtė institucion, i cili jetėn e
vet e mbėshtet nė sakramente, qė janė shenjė tė shenjta dhe gurrė e shėlbimit.
Kisha e mbėshtet gjallimin e vet edhe nė autoritetin formal-juridik tė Papės, qė
ėshtė zėvendėsi i Shėn Pjetrit nė tokė. Kisha gjatė shekujve
gjithmonė ka dhėnė rregulla dhe ligje pėr anėtarėt e vet, tė cilėt i anėtarėson
me anė tė pagėzimit. Pėrpos Dekalogut Kisha ka edhe pesė urdhra tė veēanta.
Kėrkon tė shkojmė rregullisht tė dielave dhe ditėve tė kremte nė Meshė, nė tė
cilėn pėrkujtojmė Ringjalljen e Krishtit dhe e takojmė atė nė Eukaristinė e
tejetshenjtė. Kėrkon prej nesh tė bėjmė ninesė dhe tė agjėrojmė pėr tė
pėrkujtuar tėrė veprėn shėlbimtare tė Jezusit pėr ne. Nga mosha 18-vjeēare e
deri nė moshėn 60-vjeēare detyrohemi tė mbajmė dhe tė agjėrojmė
tė Mėrkurėn e tė Pėrhimurit, tė Premten e Shenjtė dhe nė tėrė kohėn e Kreshmėve.
Po nė kėtė kohė na urdhėron tė heqim dorė nga ahengjet dhe dasmat. Porosit
sakramentin e rrėfimit, i cili na
liron nga mėkati dhe na fal rishtazi pafajėsinė pėrmes zgjidhjes sė
mbarėshtuesve tė vet, meshtarėve, dhe forcon ndėrgjegjen tonė. Mė pastaj,
duke e marrė denjėsisht kungimin, marrim vet Krishtin nė trajtėn e bukės dhe tė
verės. Kisha si familje e madhe shtegtare kah amshimi ka nevojė pėr tė mirat
materiale, tė cilat i bashkon nga besimtarėt.

Sakramentet
1. Pagėzimi
2. Pėrforcimi (krezmimi)
3. Kungimi
4. Rrėfimi
5. Vajimi
6. Urdhri i shenjtė
7. Kurora e martesės
Sakramentet i ka themeluar Jezu Krishti sipas vullnetit tė vet tė lirė
dhe janė shenja tė shenjta tė hirit, tė cilat veprojnė atė qė shėnojnė. Secilit
sakrament i pėrket sė pari themelimi nga vetė Jezu Krishti, sė dyti shenja e
jashtme dhe sė treti veprimi i brendshėm i hirit. Kisha numėron shtatė
sakramente, tė cilat bartin nė vete hirin e shenjtėrimit dhe tė ndihmės. Hiri qė
marrim nė sakramente ėshtė secila ajo dhuratė mbinatyrore, tė cilėn na e dhuron
Hyji qė tė mbėrrijmė jetėn e pasosur. Pra, sakramentet, qė tė japin
tėrė kėtė tė mirė, duhet ti marrim shpesh. Sakramentet, pėr tė qenė tė vlefshme
kur i marrim, duhet tė kenė materien (p.sh. nė pagėzim, ujin), sė dyti formėn
(nė pagėzim, fjalėt: Unė po tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė Birit dhe tė
Shpirtit Shenjt) dhe ai qė ndan sakramentin tė ketė qėllimin tė bėjė atė qė bėn
Kisha. Sakramentet i ndan vetė Krishti pėrmes dėrgimit dhe autorizimit nė
shugurim qė ua bėn ipeshkvijve, meshtarėve dhe diakonėve. Nė rast nevoje
pagėzimin mund ta ndajė ēdo njėri qė ka qėllim sakramentin. Sakramentet mund ti
marrin vetėm tė gjallėt dhe ata nė fill tė vdekjes, pėr tė cilėt mendohet qė
ende nuk kanė dhėnė shpirt. Pėrmes sakramenteve marrim dhuratat e Shpirtit
Shenjt (nė krezmim): urtinė, kuptimin, kėshillin, forcėn, dijen, pėrshpirtėrinė,
druajtjen e Hyjit. Eukaristia e shenjtė na mundėson tė marrim vetė Jezu Krishtin
nėn trajtėn e bukės dhe tė verės si ushqim dhe pije shpirtėrore Korpin dhe
Gjakun e tij, Shpirtin dhe Hyjninė e tij. Kėtė sakrament e themeloi Krishti nė
Darkėn e Mbrame me apostujt kur u tha: Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim dhe i
porosit qė ta kremtojnė rregullisht nė tė ardhmen Eukaristinė (krhs. 1 Kor 11,
2325). Rrėfimin e themeloi Krishti kur u tha apostujve: Merrni Shpirtin
Shenjt! Atyre qė jua falni mėkatet, u falen, e atyre qė nuk jua falni, nuk u
falen (Gjn 20, 2223).
Vajimi ėshtė shenjė e shpresės pėr tė sėmurėt tanė. Jezusi dinte pėr vuajtjen
dhe tė qenėt tė sėmurė. Ai i shėroi tė sėmurėt. Ai na dha dhuratė sakramentin e
vajit tė tė sėmurėve. Ėshtė ndokush ndėr ju i sėmurė? Le ti thėrrasė
udhėheqėsit e Kishės! Ata le tė luten mbi tė duke e lyer me vaj nė emėr tė Zotit
dhe lutja e fesė do ta shpėtojė tė sėmurin dhe Zoti do ta ripėrtėrijė e, nė
qoftė se ka bėrė mėkate, do ti falen. Rrėfejani mėkatet njėri-tjetrit dhe
lutuni pėr njėri-tjetrin qė tė shėroheni! (Jk 5,1415). Krishti nė
Darkėn e Mbrame themeloi edhe sakramentin e meshtarisė, qė pasi tė ketė marrė
kėtė rend, kandidati i pėrgatitur (i shkolluar dhe i sprovuar) do tė ketė tė
drejtė ti ndajė sakramentet. Ky sakrament ka tri shkallė: diakonatin,
meshtarinė dhe shugurimin ipeshkvor. Sakramenti i shtatė ėshtė kurora e
martesės. Sakrament nė tė cilin njė djalė dhe njė vajzė betohen para Krishtit
pėr tė jetuar deri nė vdekje nė dashuri dhe besnikėri, ashtu sikundėr Krishti e
do Kishėn dhe qėndron besnik ndaj saj. Bashkėshortėt marrim detyrim qė ti
edukojnė dhe ti rrisin fėmijėt nė frymėn e krishterimit. Vetė ēifti
bashkėshortor qė shkon nė martesė ėshtė ndarės i kėtij sakramenti. Meshtari
pėrfaqėson Kishėn.

Shtatė dhuratat e Shpirtit Shenjt
1. Urtia
2. Kuptimi
3. Kėshilla
4. Forca
5. Dija
6. Pėrshpirtėria
7. Druajtja e Hyjit
Nė Besėlidhjen e Vjetėr Isaia profet i paralajmėron shtatė dhuratat e Shpirtit
Shenjt si dhurata tė mbretėrisė mesianike: Njė pinjoll do tė dalė nga trungu i
Jeseut, njė pip i zgjedhur do tė piptojė nga rrėnja e tij. Nė tė do tė pushojė
shpirti i Zotit, shpirti i urtisė e i dijes, shpirti i kėshillave dhe i forcės,
shpirti i kuptimit dhe i frikės sė Zotit. (11, 12). Tradita e Kishės numėron
shtatė dhurata tė Shpirtit Shenjt tė cilat i marrim nė sakramentin e pagėzimit
dhe tė krezmimit. Vetė himni Veni, creator spiritus (Eja, Shpirt Shenjt) nga
shekulli IX pėrmend shtatė. Kemi shumė nevojė pėr dhuratat e Shpirtit Shenjt: Qė
tė mund tė dallojmė tė mirėn dhe tė keqen, na nevojitet urtia. Ne njerėzit mund
ta kėrkojmė dhe tė gjejmė tė vėrtetėn, sepse kemi forcėn e kuptimit. Pėrmes
dhuratės sė kėshillit vėrejmė dhe dėgjojmė nė zemrat tona ēka Zoti na kėshillon,
qė pasi tė kemi kėrkuar dhe gjetur tė vėrte35 tėn, pasi tė kemi vėzhguar dhe
nuhatur nė zemrat tona vullnetin e Hyji, tė kemi forcėn edhe tė njėmendėsimit tė
saj. Pėrmes dijes njohim Hyjin nė gjithēka dhe mbi gjithēka. Pėrshpirtėria bėn
qė ne tė rrimė nė komunikim me Hyjin dhe ti mbėshtetemi atij. Frika apo
druajtja e Hyjit na bėn me dije se ai ėshtė i gjithėpushtetshėm dhe i
gjithėmėshirshėm. Ose: dija: na ndihmon tė mos e humbim marrėdhėnien me Qiellin,
qė pėrmes saj ta lajmė dhe shpėrlajmė nė pėrsiatje krijimin. Kuptimi: Hyji na e
besoi botėn. Ai na fton tė kėrkojmė, qė tė mund tė gjejmė dhe tė mund tė pyesim
nga kemi ardhur dhe kah do tė shkojmė. Kėshilli: Sa vėshtirė ėshtė tė vendosim;
vetėm kėshilli i mirė na shpėton nė shumė situata. Urtia: Shkrimi i Shenjtė flet
pėr urtinė si pėr motrėn e Hyjit, e cila ėshtė pėrcjellėse qė udhėheq kah jeta.
Frika: Njeriu ka nevojė tė shtanget para Madhėrisė sė Hyjit. Forca: Njeriu nuk
ėshtė i parėndėsishėm dhe i zhdukshėm nė univers. Njeriu ėshtė shėmbėlltyrė e
Hyjit tė pafund, tė gjithėpushtetshėm dhe tė fortė. Kemi nevojė pėr forcėn e
Hyjit qė ta ripėrtėrimė fytyrėn e tokės. Shėn Pali na shkruan: Fryti i shpirtit
ėshtė: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirėsia, mirėsia, besnikėria,
butėsia, pėrkormėria (Gal 5, 22).

Tri virtytet hyjnore
1. Feja
2. Shpresa
3. Dashuria
Virtytet e krishtera ose virtytet hyjnore janė mėsimi themelor i
krishterimit pėr lidhjen e njeriut me Hyjin. Pasja e tyre edhe rrit ndjesinė e
vėllazėrisė me njerėzit e tjerė. Kisha na mėson se ato i marrim nė pagėzim. Pėr
dallim nga Dhjetė Urdhėrimet, ato nuk janė ligje apo norma veprimesh, por
qėndrime tė kėrkuara dhe rregulla etike. Ato i pėrmend edhe vetė Shėn Pali:
Tani, veē, mbetet feja, shpresa e dashuria kėto tė tria porse mė e madhja
ndėr to ėshtė dashuria (1 Kor 13,13; krhs. 1 Sel 1,3). Feja na e mban tė gjallė
shpresėn nė raste fatkeqėsie dhe dėshpėrimi, nė raste fajesh dhe vetmie, nė
sėmundje dhe para vdekjes. Gėzimin, tė cilin e themelojmė nė shpresė, nuk mund
tė na marrė askush. Pėrmes kėsaj shprese vyen tė rritemi pėrmes durimit me
vetveten dhe me tė tjerėt, pėrmes tė qenit tė zgjuar, pėrmes besnikėrisė dhe
durimit tė vėshtirėsive. Shpresa na jep guxim qė tė kapėrcejmė edhe situatat e
vėshtira tė jetės. Feja, shpresa dhe dashuria na forcojnė dhe na shpirtėzojnė qė
ta duam jetėn tonė dhe jetėn e tė tjerėve, qė tė bashkėpunojmė me tė tjerėt pėr
zhvillim dhe pėr njė shoqėri ku ēmohet dhe respektohet dinjiteti i njeriut.
Katekizmi i Kishės thotė: Virtytet hyjnore janė themeli, shpirti dhe shenja
dalluese e veprimit moral tė tė krishterit.

Katėr virtytet kryesore
1. Pjekuria (urtėsia)
2. Drejtėsia
3. Guximi
4. Pėrmbajtja
Pjekuria ėshtė dhuratė pėrmes sė cilės ndajmė tė mirėn nga e keqja, bėhemi tė
vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė qė mbajmė, dije pėr marrėdhėniet konkrete tė
sendeve me njėra-tjetrėn dhe me tėrėsinė, aftėsi pėr tė udhėhequr jetėn, pėr tė
gjetur gjykimin e duhur nė situata tė ndryshme, pėr tė dhėnė kėshilla tė mira
dhe pėr tė marrė vendimin e duhur. Drejtėsia ėshtė gatishmėri e qėndrueshme e
vullnetit tonė ti japim dhe ti lejojmė secilit atė qė i pėrket, qė ėshtė
porosi e vetė Jezusit: Lum ata qė kanė uri e etje pėr drejtėsi sepse do tė
ngihen! (Mt 5, 6), kėrkesė natyrore e pranuar edhe nė Shkrimin e Shenjtė (Ur 5,
8), normė themelore e jetės sė pėrbashkėt. Guximi ėshtė qėndresė nė vuajtje,
kundėrshtim i hidhėrimeve, qėndresė nė frikė para vdekjes, gatishmėri pėr tė
dhėnė jetėn, gatishmėri pėr tė marrė mbi vete barrėn e rrezikut pėr vlera tė
mėdha dhe flijim, gatishmėri e fortė e njeriut qė me synimin e vet tė moralit tė
mirė tia dalė nė krye kundėr vėshtirėsive. Pėrmbajtja ėshtė vetėpėrmbajtje nė
pije dhe ushqime, kontrollim i lakmive seksuale, pėrdorim i kontrolluar i tė
mirave materiale, vetėpėrmbajtja nė hidhėrime, aftėsi pėr tė frenuar vetveten.

Veprat e mėshirshme tė trupit
1. Jepi bukė tė uriturit
2. Jepi ujė tė eturit
3. Vishe tė zhveshurin
4. Strehoje shtegtarin
5. Vizitoje tė sėmurin
6. Vizitoje tė burgosurin
7. Varrose tė vdekurin
Mėshira ėshtė veti e karakterit njerėzor. Njeriu i mėshirshėm hap zemrėn
e vet ndaj mjerimit tė tjetrit. Mėshira ėshtė dashuri ndaj tė afėrmit,
humanitet. Mėshira ėshtė pėrkrahje: Kur fqinjėt e farefisi i saj dėgjuan se
Zoti e tregoi mirėsinė e vet tė madhe ndaj saj, u gėzuan me tė Lk 1,58). Vetė
Jezusi pėrmes shėmbėlltyrės sė Samaritanit tė mirė kėrkon tė jemi tė mėshirshėm
(krhs. Lk 10,37), na mėson tė ndajmė lėmoshė (krhs. Mt 6, 14), na urdhėron ti
pėrngjajmė Atit, i cili ėshtė Zoti i mirė e i mėshirshėm, i ngadalshėm nė
zemėrim dhe shumė i dashur (krhs. Ps 103, 8): Bėhuni edhe ju tė mėshirshėm
sikurse (edhe) Ati juaj ėshtė i mėshirshėm (Lk 6, 36). Shprehja mė e njohur e
mėshirės pėrshkruhet te Mateu 25, 3436, me tė cilėn Jezusi na tregon se duhet
tė bėjmė mirė pa pasė pritur shpėrblimin: Ejani tė bekuarit e Atit tim! Merrni
nė pronė Mbretėrinė qė u bė gati pėr ju qė prej fillimit tė botės!
Sepse pata uri e mė dhatė tė ha, pata etje e mė dhatė tė pi, isha shtegtar e mė
pėrbujtėt, isha i zhveshur e mė veshėt, i sėmurė e erdhėt tė mė shihni, isha nė
burg e erdhėt tek unė.

Veprat e mėshirshme tė shpirtit
1. Kėshilloji ata qė dyshojnė
2. Mėsoji tė paditurit
3. Qortoji mėkatarėt
4. Ngushėlloji ata qė vuajnė
5. Fali fyerjet
6. Duroji ata qė tė mėrzisin
7. Lute Hyjin pėr tė gjallėt e tė vdekurit
Sa shumė kotėsi mėsimesh sillen vėrdallė nesh dhe kanosin ndėrgjegjen
tonė, shtojnė dyshimet nė tė vėrtetat e Hyjit pėrmes ofrimit tė lakmive dhe
kėnaqėsive tė kėsaj bote. Shumė njerėz jetojnė nė padijeni tė ndryshme dhe kanė
nevojė pėr dijen e Ungjillit. Ata qė veprojnė keq nė afėrsinė tonė nuk duhet ti
shpirtėzojmė, por pėrmes qortimeve tė drejta ti kthejmė nė rrugėn e fesė.
Shkrimi i Shenjtė pėrmend dėshpėrimin e njerėzve (Zan 37, 35) dhe aftėsinė
njerėzore pėr tė ngushėlluar (Zan 24, 67). Ngushėllimi i vėrtetė ėshtė feja. Ajo
na nxeh nė jetėn e pėrbashkėt: Sė bashku me ju dhe mes jush, edhe unė tė nxehem
nė fenė qė e kemi tė pėrbashkėt, tuajėn e timen (Rom 1, 12); Nė mes tė kėtyre
vėshtirėsive dhe provave qė kemi, gjetėm nė ju ngushėllim nė saje tė fesė suaj
(1 Sel 3, 7). Falja dhe durimi janė kėrkesė e patjetėrsueshme e Shkrimit tė
Shenjtė. Falja e njėrit-tjetrit parakusht qė edhe Hyji tė na falė neve: Na i
fal mėkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė (Lk 11, 4). Lutja jonė
pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit e shton hirin dhe, pėrmes hirit shtohet numri i
atyre qė do tė shėlbohen nė Krishtin.

Shtatė veset kryesore
1. Mendjemadhėsia
2. Koprracia
3. Fėlligėshtia
4. Hidhėrimi
5. Grykėsia
6. Smira
7. Pėrtacia
Mėkati ėshtė fjalė, vepėr ose dėshirė nė kundėrshtim me ligjin hyjnor (Shėn
Augustini). Mėkati fyen Hyjin. Mėkati ėshtė qėndrim qė e kundėrshton edhe
arsyen. Duke mėkatuar lėndojmė natyrėn e njeriut dhe cenojmė solidaritetin
njerėzor. Mėkatet kryesore quhen ato mėkate tė cilat pėrfshijnė nė vete edhe tė
gjitha mėkatet e tjera dhe prej tė cilave rrjedhin edhe tė tjerat. Mėkatet
kryesore nuk janė mėkate nė kuptimin e vėrtetė, por vese (teka, trille, huqe)
kryesore, nė tė vėrtetė rrėnjėt e mėkateve, zanafilla, tė cilat krijojnė
parakushtet pėr mėkate tė tjera. Katalogun e tyre sė pari e bėri teologu grek
Evagri i Pontit (346400) pėr ta vazhduar pastaj papa Gregori i Madh (540604).
Pėrsėritja e mėkateve, edhe e mėkateve tė lehta, ēon nė vese. Kisha na mėson se
kush vendos qėllimisht, domethėnė, me vetėdije dhe dėshirė, pėr diēka qė e
kundėrshton ligjin hyjnor dhe cakun e fundit tė njeriut, bėn mėkat mortar. Ky
mėkat e rrėnon nė ne virtytin hyjnor tė dashurisė, pa tė cilin nuk mund tė kemi
lumturi tė amshuar. Hyji e tregon mėshirėn e vet kundrejt nesh dhe na i fal
mėkatet. Vetė Jezusi erdhi nė botėn tonė qė ta ēlirojė popullin nga mėkatet
(krhs. Mt 1, 21). Jezusi nė Meshė kurdoherė na bėn me dije: Ky ėshtė gjaku im
gjaku i Besėlidhjes qė do tė derdhet pėr tė gjithė nė shpėrblim tė mėkateve
(Mt 26, 28). Mjerimi mė i madh ėshtė mėkati, sepse ky mjerim godet shpirtin
tonė. Vetė Jezusi thotė: Ēdobi do tė kishte njeriu, nėse fiton mbarė botėn,
por humb vetveten ose e rrėnon?(Lk 9, 25).

Shtatė virtytet dhe veset kryesore
1. Pėrvujtėria e kundėrshton mendjemadhėsinė
2. Dorėdhėnia e kundėrshton koprracinė
3. Pastėrtia e kundėrshton fėlligėshtinė
4. Durimi e kundėrshton hidhėrimin
5. Pėrkormėria e kundėrshton grykėsinė
6. Dashuria e kundėrshton smirėn
7. Zelli e kundėrshton pėrtacinė
Fjala virtyt nėnkupton gjithė forcėn dhe qėndrimin e brendshėm tė njeriut
qė tė anojė kah e mira dhe tė veprojė mirė me lehtėsi dhe gėzim. Pėrgjithėsisht
fjala virtyt nėnkupton pasjen e njė vetie pozitive. Virtyti ėshtė pjesė e
rritjes sonė shpirtėrore. Letra e Dytė e Shėn Pjetrit 1, 58 na mėson: Pėr kėtė
arsye pėrqendroni tė gjitha forcat tuaja qė tia shtoni fesė virtytin, virtytit
dijen, dijes pėrkormėrinė, pėrkormėrisė qėndresėn, qėndresės pėrshpirtėrinė,
pėrshpirtėrisė dashurinė vėllazėrore, dashurisė vėllazėrore dashurinė qė
pėrfshin gjithkėnd. Sepse kėto cilėsi, nėse i keni dhe nėse pėrparoni nė to, nuk
ju lėnė tė papunė as tė pafrytė nė njohjen e Zotit tonė Jezu Krishtit.

Gjashtė mėkatet kundėr Shpirtit Shenjt
1. Dėshpėrimi pėr shėlbim
2. Shpresa e rreme se do tė shėlbohemi pa merita
3. Kundėrshtimi i sė vėrtetės sė njohur
4. Smira pėr hire tė tė afėrmit
5. Ngurrimi ndėr mėkate
6. Mospendimi i fundit
Mėkati kundėr Shpirtit Shenjt sipas pikėpamjes sė krishterė ėshtė ai mėkat, me
tė cilin mohohet veprimi i Shpirtit Shenjt dhe lėvdohet forca e tė Keqit. Ky
koncept shfaqet nė Besėlidhjen e Re. Shprehjen Mėkat kundėr Shpirtit Shenjt e
hasim nė Besėlidhjen e Re te Ungjilli i Mateut 12, 2223. Farisenjtė thoshin se
Jezusi po dėbonte shpirtrat e kėqij pėrmes forcės sė Beelzebulit, prijėsit tė
shpirtrave tė kėqij, dhe mohonin se kjo po ndodhte pėrmes Shpirtit Shenjt.
Prandaj Jezusi u thoshte: Ēdo faj e blasfemi do tu falet njerėzve, kurse
blasfemia kundėr Shpirtit Shenjt, nuk do tė falet. E nėse ndokush thotė ndonjė
fjalė kundėr Birit tė njeriut, mund ti falet faji, por nėse ndokush thotė
ndonjė gjėsend kundėr Shpirtit Shenjt, nuk do ti falet as nė kėtė botė as nė
botėn e ardhshme. Sipas pikėpamjes sė Kishės katolike pamundėsia e faljes vlen
vetėm atėherė kur njeriu kėmbėngul nė mėkat kundėr Shpirtit Shenjt deri nė
vdekjen e vet.

Katėr mėkatet qė kėrkojnė gjyq para Hyjit:
1. Vrasja qėllimisht
2. Mėkati i fėlligėshtisė kundėr natyrės
3. Shfrytėzimi i tė varfėrve
4. Mashtrimi nė pagėn e punėtorit
Tradita e Kishės me mėsimin e vet tė katekizmit kujton edhe mėkatet qė
lėshojnė kushtrimin deri nė qiell para Hyjit. Vrasja prej Gjakut tė Abelit:
Zėri i gjakut tė vėllait tėnd bėrtet tek unė prej dheut (Zan 4, 10). Mėkati
kundėr natyrės ose mėkati i sodomasve: Ankimi kundėr Sodomės e Gomorrės ėshtė i
madh dhe mėkati i tyre ėshtė tepėr i rėndė. Unė duhet tė zbres e tė shoh a po
veprojnė njėmend ashtu si po arrin ankimi deri tek unė. Do ta di a po a jo (Zan
18, 20); Bij e bija, tė gjithė tė tutė, qė janė nė qytet, nxirri
jashtė kėtij vendi. Do ta shkatėrrojmė kėtė vend, sepse ėshtė i madh ankimi
kundėr tyre para Zotit, i cili na dėrgoi ta shfarosim (Zan 19, 13). Shfrytėzimi
i tė varfėrve ose ankimi i popullit tė shtypur nė skllavėrinė e Egjiptit: E
pashė mjerimin e popullit tim nė Egjipt dhe e dėgjova klithjen e tij pėr ndihmė
pėr shkak tė pashpirtėsisė sė mbikėqyrėsve tė tyre (Dal 3, 7). Mashtrimi:
Pėrgjithėsisht pėrfshin klithjen e tė huajit (endacakut, tė vejave dhe
bonjakėve): Mos ia moho shpėrblimin nevojtarit e skamnorit qoftė ai prej
vėllezėrve tė tu, qoftė edhe prej tė ardhurve qė banojnė me ty nė tokėn tėnde
brenda qyteteve tė tua: po atė ditė, para se tė perėndojė dielli, jepja pagėn e
mundit tė tij, sepse ėshtė skamnor dhe ashtu i dėshiron zemra e tij. Sepse
pėrndryshe ai do tė bėrtasė drejt Zotit kundėr teje: ky do tė jetė pėr ty mėkat
(Lp 24, 1415); Ja! Paga qė u hėngrėt punėtorėve qė u korrėn arat, bėrtet dhe
ofshama e korrėtarėve arriti nė veshėt e Zotėrisė sė Ushtrive! (Jak 5, 4).

Gjėrat e fundit tė njeriut
1. Vdekja
2. Gjyqi
3. Ferri
4. Parajsa
Vdekja ėshtė mbarimi i jetės tokėsore. Njerėzimi qė nga zanafilla ėshtė i
vetėdijshėm pėr vdekshmėrinė e vet dhe e pėrjeton atė. Kujtoje Krijuesin tėnd
nė ditėt e rinisė sate
para se tė kėputet litari i argjendtė e tė copėtohet
kandili i artė, tė thyhet katrova nė krua, tė copėtohet qostra pėrmbi cisternė e
tė kthehet pluhuri nė tokėn e vet nga erdhi e shpirti tė kthehet tek Hyji qė e
dha (Ksh 12,1. 67). Sipas mėsimit tė krishterė nė botėn e njerėzve vdekja
erdhi bashkė me mėkatin e Adamit. Mirėpo, pėrmes Krishtit vdekja
mori njė kuptim pozitiv. Pėr mua Krishti ėshtė jetė dhe vdekja fitesė (Fil 1,
21), E vėrtetė ėshtė kjo fjalė: Nėse ne vdiqėm bashkė me Tė, bashkė me Tė edhe
do tė jetojmė (2 Tim 2, 11). Pas vdekjes secilin njeri e pret gjyqi personal,
pėr secilin veēmas; shpesh thirret edhe gjyq i veēantė. Shkrimi i Shenjtė na bėn
tė ditur se njeriut i ėshtė pėrcaktuar vetėm njė herė vdekja: Njerėzve u duhet
njė herė tė vdesin e pastaj vjen gjyqi (Heb 9, 27). Shėn Gjoni i Kryqit
thotė: Nė mbrėmjen e jetės sonė do tė gjykohemi sipas dashurisė sonė.
Purgatori ėshtė gjendje pas vdekjes nė tė cilėn vijnė disa prej tė cilėve qė do
ta mbėrrijnė shėlbimin e amshuar nė Qiell, por u duhet edhe njė shndritje qė tė
hyjnė plotėsisht nė lumturinė e amshuar. Besimtarėt nė tokė mund tė luten pėr
shpirtrat nė purgator qė tė mund tė pėrshpejtohet pastrimi. Nevojitet pastrimi,
sepse nė Qiell smund tė hyjė asgjė e papastėr dhe tė qėndrojė si e tillė para
pranisė sė Hyjit (krhs. Zb 21, 27). Pos gjyqit personal njerėzimin e pret edhe
Gjyqi i fundit.
Ferri ėshtė ndarje e pėrgjithmonshme prej Hyjit. Mundėsia e ferrit mund tė
kuptohet vetėm nė kontekstin e lirisė sė njeriut. Bibla na flet rishtazi pėr
mundėsinė e ferrit. Derisa Jezusi qortonte njerėzit pėr padrejtėsi pėrmendi:
Shlliga e gjarpėrinj gjarpėrinjsh! Si do ti shpėtoni dėnimit pėr ferr (Mt 23,
33); Kėta do tė shkojnė nė mundim tė pėrjetshėm, kurse tė drejtėt nė jetėn e
pasosur (Mt 25, 46). Shėn Pali flet pėr ferrin si pėr dėnimin e pasosur larg
nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e madhėrisė sė tij (krhs. 2 Sel 1, 9).
Parajsa nuk ėshtė vend (hapėsirė) i madhėsisė fizike, por madhėsi eskatologjike.
Parajsa ėshtė njėmendėsim personal: bashkėsi e pėrhershme me Hyjin. Sipas
mėsimit tė Kishės ata qė vdesin nė hirin dhe miqėsinė e Hyjit dhe qė janė
krejtėsisht tė shndritur do tė jetojnė pėrgjithmonė me Krishtin dhe do ta shohin
Hyjin ashtu siē ėshtė (krhs. 1 Gjn 3, 2), do ta shohin faqe‑faqas (1 Kor 13,
12). Tė fitosh parajsėn do tė thotė tė jetosh bashkė me Krishtin (krhs. Gjn 14,
3). Vetė Jezusi na flet pėr parajsėn, por duke e pėrshkruar si Mbretėri tė
qiellit dhe Mbretėri tė Hyjit: Do tė vijnė nga lindja e nga perėndimi, nga
veriu e nga jugu dhe do tė ulen nė tryezė nė Mbretėrinė e Hyjit (Lk 13, 29).
Parajsa pėrshkruhet nga Jezusi si bashkim i njerėzve me Hyjin, si dasmė, si
tėrėsi gėzimi (krhs. Mt 22, 13; 25, 13; Zb19, 79). Parajsa ėshtė
lavdi, (Lk 24, 26), lumturi (Mt 5, 8) dhe shikim i Hyjit (Zb 22, 4).
