Lutje themelore tė tė krishterėve Lutje tė pėrditshme.Lutje biblike
Lutje dhe himne tradicionale Lutje tė liturgjisė sė Meshės.

Lutje themelore tė tė krishterėve


Shenja e Kryqit

Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.



Shenja e kryqit ėshtė shenjė e shėlbimit dhe e identitetit tonė tė
krishterė. Me kėtė shenjė rrėfejmė besimin tonė nė misterin e Hyjit,
nė Trininė e shenjtė. Shenja e kryqit ėshtė besojma jonė e parė.

 


Besojma

Besoj nė Hyjin, Atin e gjithėpushtetshėm, Krijuesin e qiellit
e tė tokės. E nė Jezu Krishtin, birin e tij njė tė vetmin, Zotin
tonė, i cili u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. U lind prej
Virgjėrės Mari, pėsoi mundimet nėn Poncin Pilat, u vu nė
Kryq, vdiq e u varros, zbriti nė ferr; tė tretėn ditė u ngjall
sė vdekuri; u ngjit nė qiell, rri nė tė djathtė tė Hyjit, Atit tė
gjithėpushtetshėm; andej do tė vijė pėr tė gjykuar tė gjallėt
e tė vdekurit. Besoj nė Shpirtin Shenjt, Kishėn e shenjtė katolike,
shoqėrinė e shenjtėrve, faljen e mėkateve, ngjalljen e
korpit dhe jetėn e pasosur. Amen.



Kjo ėshtė besojma apostolike pėr dallim nga ajo e Nicesė, e cila
lutet rėndom nė Meshė pas predikimit. Besojma na bėn me dije
se nė Kishėn katolike nuk mund tė besojė kush ēka do dhe ēka i
teket, por tė gjithė besimtarėt nė kėtė Kishė e kanė njė themel.
Kėtė themel tė fesė e rrėfejmė nė veēanti nė Meshėn e sė dielės,
gjatė pėrshpirtėrive tė tjera kishtare dhe personalisht. Nė Besojmė
na shfaqet i tėrė misteri i shėlbimit. Nė kėtė uratė miratojmė
dhe pranojmė gjithēka qė kemi trashėguar pėrmes Shpalljes dhe
traditės sė Kishės.

 


Ati ynė

Ati ynė, qė je nė qiell, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė Mbretėria
jote, u bėftė vullnesa jote, si nė qiell – ashtu nė tokė! Bukėn
tonė tė pėrditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim
ne fajtorėt tanė. E mos na lėr tė biem nė tundim, por na liro
nga i keqi. Amen.



Ati ynė ėshtė lutja qė ua mėsoi Jezusi dishepujve (Mt 6, 9–13 dhe
Lk 11, 2–4), pra thirret edhe Lutja e Zotėrisė. Mund ta thėrrasim
edhe lutje popullore. Nė Meshė lutet para kungimit, duke u bėrė
lutje e pėrbashkėt e popullit dhe e meshtarit. Besimtarėt e parė
tė krishterimit, siē na thotė Shėn Augustini, kėsaj lutjeje ia pėrshkruanin
forcėn e faljes sė mėkateve. Lutet rėndom edhe para
bukės, pikėrisht sepse kėrkohet “buka” e cila simbolizon tė gjitha
tė mirat qė ia kėrkojmė Hyjit. Pėrmes kėsaj lutjeje kėrkojmė vullnetin
e Hyjit, tė mirat tokėsore, lirim nga pritat e djallit. Ėshtė
njėherazi lutje qė na fiton faljen e mėkateve dhe na pajton me
njėri-tjetrin.

 


Tė falemi, Mari

Tė falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi tė gjitha
gratė, dhe i bekuar fryti i barkut tėnd, Jezusi. – Shenjtja Mari,
Nėna e Hyjit, lutu pėr ne mėkatarėt, tash e nė fill tė vdekjes
sonė. Amen.



Lutja mė e njohur qė i drejtohet Virgjėrės Mari, e cila nė veēanti
thuhet gjatė lutjes Engjėlli i Zotit dhe gjatė rruzares sė Zojės. Kjo
lutje pėrbėhet prej dy pjesėve. Pjesa e parė e kėsaj lutjeje ėshtė
pėrshėndetja qė ia bėri engjėlli Marisė: “Tė falem, o Hirplote! Zoti
me ty” (Lk 1, 28) dhe brohoritja e Elizabetės: “Je mė e bekuar se
tė gjitha gratė dhe i bekuar ėshtė fryti i kraharorit tėnd” (Lk 1, 42).
Pjesa e dytė e saj, nė tė cilėn i nėnshtrohemi kujdesit tė Marisė dhe
e quajmė me emrin mė tė lartė Nėna e Hyjit, qe shtuar nė Mesjetėn
e vonė. Rregullisht nė tėrė Kishėn katolike kjo lutje njihet si Ave
Maria, e cila ka shumė kompozime.

 

Lavdi Atit

Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! – Si ka qenė nė fillim,
ashtu tash e pėrgjithmonė e jetės. Amen.




Me kėtė lutje i japim lavdi madhėrisė sė Trinisė sė tejetshenjtė.
Rėndom me kėtė formulė lutjeje pėrfundojmė psalmet, bekimet
dhe lutjet. Thirret edhe Lavdithurja e vogėl (doksologjia e vogėl)
pėr dallim nga Lavdithurja e madhe (doksologjia e madhe) e
himnit engjėllor, pėrshėndetjes sė Marisė nga engjėlli para se
tė lindte Jezusin.

 


Puna e pendimit

O Zoti im, po mė vjen keq me gjithė zemėr pėr tė gjitha mėkatet
qė i kam bėrė. Se kam bjerrė parrizin dhe kam merituar
ferrin. Por mė fort se tė kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, qė
kaq fort mė ke dashur. Mėshirė, o Zot! Mė fal, o Zot! Po tė jap
fjalėn, me ndihmėn tėnde, qė mos tė fyej mė kurrė. Amen.



Puna e pendimit ėshtė lutje e cila rėndom thuhet nga besimtari,
i cili i nėnshtrohet sakramentit tė rrėfimit para se tė ketė marrė
zgjidhjen e mėkateve nga meshtari. Porositet si lutje pendimi
ēdo ditė, sidomos nė mbrėmje para gjumit. Kjo ėshtė njėra prej
formave tė lutjes sė pendimit.

 

Tė falemi, Mbretėreshė

Tė falemi Mbretėreshė, Nėna e mėshirės, jeta, ėmbėlsimi e
shpresa jonė, tė falemi! Ty tė thėrrasim ne tė shkretėt, bijtė e
Evės, qė po fshajmė, po gjėmojmė e po qajmė nė kėtė shekull
plot me lot. Deh pra, pajtorja jonė, ata sy tė mėshirshėm tė
tu silli prej nesh! E Jezusin, tė bekuarin, frytin e barkut tėnd,
pas kėsaj shkretie na e kallėzo. O e dhimbshmja, o e buta, o
e ėmbla Virgjėra Mari! Amen.



Kjo lutje ėshtė e famshme nė tėrė Kishėn si Salve Regina. Ėshtė
njėra prej katėr antifonave tė Marisė dhe thjesht recitohet ose
kėndohet gjatė vitit kishtar nė breviar pas mbrėmėsores. Nė veēanti
ėshtė e dashur dhe e pėrhapur nė popull nė fund tė lutjes sė
rruzares. Nė kėtė lutje e lėvdojmė Marinė dhe e kėrkojmė ndihmėn
e saj qė njė ditė tė bashkohemi me Jezusin.

 


Engjėlli i Zotit

Engjėlli i Zotit iu fal Zojės Mari.
– E ajo ngjizi pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt.
(Tė falemi Mari…)
Ja shėrbėtorja e Hyjit.
– U bėftė me mua si ėshtė fjala jote.
(Tė falemi Mari…)
E Fjala u bė njeri.
– E banoi ndėr ne.
(Tė falemi Mari…)
Lutu pėr ne, o shenjtja Nėnė e Hyjit!
– Tė bėhemi tė denjė pėr premtimet e Jezu Krishtit.
Tė lutemi: Hirin tėnd, po tė lutemi, o Zot,
ndikoje nė shpirtin tonė, qė sikurse nė lajmėrimin e engjėllit
na e zbulove mishėrimin e Birit tėnd, Jezu Krishtit, nėpėr
mundime e kryq tė tij na udhėheq nė lavdinė e ringjalljes.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.
(Shtohet tri herė: “Lavdi Atit…” dhe pėr shpirtra tė purgatorit
njė “Ati ynė, Tė falemi Mari” dhe “Jepua, o Zot, pushimin e
pasosur!”)
– Dhe i shndritė drita e pambaruar!
Pushofshin nė paqe! Amen.



Engjėlli i Zotit, i njohur mė gjerė si Angelus, lutet nė mėngjes, nė
mesditė nė orėn dymbėdhjetė dhe nė mbrėmje. Nė kėto kohė rėndom
bie kambana si thirrje pėr kėtė lutje, dhe kudo qė besimtarėt
janė afėr ndonjė kishe do tė kenė mė lehtė tė bėhen me dije pėr
lutjen e saj. Vetė papa e thotė kėtė lutje ēdo tė diel nė mesditė nė
orėn dymbėdhjetė nga dritarja e banesės sė tij. Pėrmbajtja e saj
shtjellon tė mishėruarit tė Jezusit nė kohė, e pėrgatitur pėrmes
dialogut tė lajmėrimit nė mes tė engjėllit Gabriel dhe Marisė. Pas
secilės prej tri fjalėve medituese thuhet njė Shenjta Mari, ndėrsa
pėrfundon me lutje. Papa ia shton edhe tri: Lavdi Atit (Lavdithurjen
e vogėl), pėrkujton tė vdekurit dhe pastaj jep bekimin. Nė kohėn
e Pashkėve zėvendėsohet me lutjen “Mbretėreshė e qiellit”.

 


Mbretėreshė e qiellit

Mbretėreshė e qiellit, gėzohu, Aleluja!
– Se ai qė meritove pėr ta bartur, Aleluja!
U ngjall si pati thėnė, Aleluja!
– Lute pėr ne Hyjin, Aleluja!
Gėzohu e galdo, Virgjėra Mari, Aleluja!
– Zoti u ngjall me tė vėrtetė, Aleluja!
Tė lutemi: O Zot, qė nėpėr ngjalljen e Birit tėnd Jezu Krishtit
u denjove ta ngushėllosh botėn, bėj qė nėpėr Nėnėn e tij,
Virgjėrėn Mari, tė fitojmė ngushėllimet e jetės sė amshuar.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.



Ėshtė njėra prej katėr antifonave tė Marisė dhe njihet si Regina
Coeli. Kėndohet nė Liturgjinė e Orėve nė kohėn e Pashkėve pas
mbrėmėsores. Nė kohėn e Pashkėve e zėvendėson lutjen Engjėlli
i Zotit deri nė ditėn e Rrėshajėve. Teksti i saj dhe melodia kanė
zėnė fill nė shekullin XII. Teksti i kėsaj lutjeje shpreh gėzimin dhe
harenė pėr ringjalljen e Krishtit dhe Maria paraqitet si ndėrmjetėsja
jonė.


Engjėlli i Zotit

Engjėlli i Zotit, qė je rojtari im, pasi Hyji, pėr mėshirė tė vet,
mė ka lėnė nėn mbrojtjen tėnde, ti sot mė shndrit, mė mbaj,
mė ruaj e mė sundo. Amen.



Kisha katolike na mėson se pėrpos forcave tė kėqija, ekzistojnė
edhe forcat e mira; prandaj na i paraqet engjėjt si ndėrmjetės dhe
mbrojtės. Vetė fjala engjėll do tė thotė: lajmėtar. Ata rrinė pranė
Hyjit dhe i shėrbejmė atij. Vetė Zoti u urdhėron qė tė na ruajnė (Ps
91, 11); prandaj forcat e kėqija nuk mund tė mbizotėrojnė, sepse
vetė Zoti pėrfundimisht ėshtė Zotėruesi i qiellit dhe i tokės (Zb
20, 7–14). Shkrimi i Shenjtė na flet pėr engjėjt dhe kryeengjėjt,
kerubinėt dhe serafinėt, fronet dhe zotėruesit; tė gjithė i shėrbejnė
Hyjit dhe i mbrojnė njerėzit.