Viti i meshtarisė
▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Kalendari
Foto galeria
Video
Kisha e gjithmbarshme
Virgjėra Mari
Nėnė Tereza
Fjalori kishtar
Ministrantėt/tet
Botimet kishtare
Kontakti
▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Lidhjet
Bibla Shqip
Gloria.tv
Radio Maria

Radio Vatikani
   
 
                                                                                                                                                                                                                                                     
 

 

 

 

Kisha Katolike Romake

Ecclesia Catholica Romana

 

 

Pontifeksi

Flamuri i Kishės


Papa Benedikti XVI.

Tė dhėnat kryesore

Udhėheqėsi suprem:

Papa Benedikti XVI (Joseph Ratzinger)

Antarė tė Kishės:

1.131.000.000

(Gjendja e vitit 2008)

Meshtarė:

407.262 (Gjendja: 2008)

Rregulltarė:

815.237 (Gjendja: 2008)

Adresa:

Via della Conciliazione 54 SCV-00120

Cittį del Vticano

Webfaqja:

www.vatican.va

Kisha Katolike Romake (gr.  καθολικός, katholikos: i, e gjithėmbarshėm), ėshtė bashkėsia mė e madhe religjioze nė tėrė botėn dhe njėherit, pėr nga numri, mė e madhja Kishė brenda  krishterimit.

 Kisha katolike pėrfshin 23 kisha tė tjera me rit tė veēantė. Nė tėrė botėn Kisha 
 katolike ka rreth 1,13 miliard anėtarė.

 Kisha udhėhiqet nga papa, ipeshkvinjtė, priftėrinjtė, diakonat.

 Kisha Katolike ėshtė e themeluar mbi apostuj. Karakteristikat themelore tė saj 
 janė
: Njė, e shenjtė, katolike dhe apostolike.

 Njė – Krishti ka themeluar dhe pėrmbushur me Shpirtin e vet njė Kishė, pra
 mund tė jetė vetėm “njė Kishė”. Ndarjet gjatė historisė janė tė dhimbshme,
 por shpresa qė njė ditė do tė vijė deri te bashkimi dhe unjėsimi mbetet e
 pathyeshme, duke besuar njėmend qė Hyji vepron dhe e drejton atė. Kisha
 ėshtė njė nė sajė tė besimit tė njėjtė dhe riteve liturgjike. Tė gjithė jemi tė
 bashkuar rreth njė flijeje shėlbimprurėse nė Eukaristi, marrim tė njėjtat
 sakramente. Tė gjithė jemi tė bashkuar edhe nė sajė tė varėsisė sonė nė papėn,
 i cili ėshtė shenjė dhe shėrbėtor i bashkimit. “Kisha ėshtė njė, sepse e ka njėsinė
 e njė Hyjit tė vetėm nė Trininė e personave si zanafillė dhe shėmbėllim; sepse
 vetė Krishti, i cili e ka rivendosur njėsinė e tė gjithė popujve nė njė trup, ėshtė
 themelues dhe kryet e saj; sepse Shpirti Shenjt, i cili tė gjithė besimtarėt i lidh nė
 shoqėri me Krishtin, ėshtė shpirti i saj. Kisha ka vetėm njė besim, njė jetė
 sakramentale, njė vazhdimėsi apostolike, njė shpresė tė pėrbashkėt dhe njė dhe
 tė njėjtėn dashuri”
(Katekizmi i Kishės Katolike, Compendium, nr. 161).

 E shenjtė – Pasi qė Shpirti Shenjt e bashkon dhe e pėrmbush Kishėn, ajo ėshtė “e shenjtė”. Kisha beson qė ajo ėshtė e pėrshkuar nga forca shenjtėruese e Hyjit
 edhe pse anėtarėt e saj janė mėkatarė. Shenjtėria e Kishės nė radhė tė parė ėshtė nė vetė Themeluesin e saj – nė Jezu Krishtin. Pėr shkak tė tij ėshtė mėsimi i Kishės
 i shenjtė dhe nuk ka nevojė tė ndryshojė askurrė. Kisha i fton tė gjithė nė njė jetė tė shenjtė
(krhs. Kushtetuta, Lumen gentium, 39-42). “Shenjtėria ėshtė thirrja  e
 tė gjithė anėtarėve dhe qėllimi i tė gjitha veprimeve tė tyre. Nė qendėr tė Kishės gjendėn Vėrgjėra Mari dhe shumė shenjtėr si shembuj dhe ndėrmjetės“
(Katekizmi i 
 Kishės Katolike, Compendium, nr. 165).

 Katolike – Pasi qė gjithēka qė shpall dhe kumton Kisha i pėrket tėrė botės, ajo ėshtė “Kishė katolike”. Kjo do tė thotė se Kisha ėshtė e hapur pėr tė gjithė ata qė
 janė tė gatshėm tė pranojnė Ungjillin dhe tė nxiten nga Shpirti i Jezusit pėr t’u pagėzuar. Kisha katolike ėshtė pėr tė gjithė popujt, pėr tė gjitha rajonet dhe pėr tė gjithė
 shekujt. Kisha ėshtė e pėrbotshme, katolike, sepse mėson gjithmonė atė qė ka mėsuar dhe shpallur Krishti. “Ku ėshtė Jezu Krishti, aty ėshtė Kisha Katolike”
(Shėn 
 Ignaci i Antiokisė).

 Apostolike – Pasi qė Kisha ėshtė e themeluar nė besimin, nė rrėfimin e fesė tė apostujve, dhe vijimisht pėrcjell dhe shpall dėrgimin e apostujve, thirret “Kishė
 apostolike”. Kisha ėshtė e ndėrtuar nė themelin e apostujve, dhe nė tė vėrtetė ėshtė qė nga koha apostolike. Apostujt patėn trashėgimtarėt e vet. Edhe Kisha pra
 ėshtė apostolike, sepse ėshtė gjithmonė nėn udhėheqjen e trashėgimtarėve apostolikė. “Nė Kishėn Katolike ėshtė vazhdimėsia apostolike, e cila “qėndron nė
 dorėzimin (bartjen) e dėrgimit dhe tė autoritetit (plotfuqishmėrisė) te pasardhėsit e tyre, te ipeshkvijtė, pėrmes sakrametit tė shugurimit”(Katekizmi i Kishės 
 Katolike,  Compendium, nr.176).

 Pali i quante tė krishterėt “shenjtėr” (krhs. Rom 1,7; 1 Kor 1,2). Me kėtė nuk dėshironte tė tregonte sa tė mirė janė romakėt dhe korintianėt, por tė shenjtė nė sajė tė
 thirrjes sė krishterė pėrmes Jezu Krishtit, i cili i shenjtėron nė pagėzim dhe u jep pjesė nė shėlbim, qė ėshtė ai vetė. Pasi qė tė krishterėt janė tė lidhur pėrmes Shpirtit
 tė Krishtit, me tė drejtė mund tė quhen “shoqėri e shenjtėrve”. Kisha ėshtė shoqėri e besimtarėve dhe e shenjtėrve nė saje tė sakramenteve tė pranuara. Kjo shenjtėri
 nė veēanti tregohet nė kremtimin eukaristik. Bashkėsia e besimtarėve lutet nė Meshė pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit. Nė Kishė, nė tė gjitha kohėrat, ka pasur edhe
 shenjtėri heroike tė cilėn e ka pranuar dhe njohur Kisha. Ata qė e patėn kėtė shenjtėri, Kisha (nė kuptimin e veēantė) i quan shenjtėr.

 

                                                                     

                                                   Bazilika e Shėn Pjetrit nė Vatikan P. Rubens:                                                   Shėn Pjetri si Papė me  „Qelėsin e Mbretėrisė Qiellore“