Kalendari
Foto Galeria
Video
Kisha e gjithmbarshme
Virgjėra Mari
Nėnė Tereza
Fjalori Kishtar
Ministrantėt/tet
Botimet Kishtare
Kontakt
▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Lidhjet
Bibla Shqip
Gloria.tv
Radio Maria

Radio Vatikani

Copyright © Misioni Katolik Shqiptar nė Austri, qendra nė Vjenė. All Rights Reserved. Webmaster Valon Lushaj

 
                                                                                                                                                                                                                                                     
 

 

 

VIRGJĖRA MARI

 

Kisha katolike e nderon Virgjėrėn Mari nė mėnyrė tė veēantė dhe e pėrgjėron Hyjin pėrmes saj. Rruzarja ėshtė nderimi mė i madh qė Kisha i bėn Virgjėrės Mari dhe pėrmes tė cilės fiton hire dhe mėshirė prej Hyjit dhe lidhet me Birin e saj Jezusin pėrmes mistereve ungjillore.
Rrugullisht ishte dashur qė rruzarja tė thuhet me njė fill tė bekuar rruazash me kryq druri (nė pėrkujtim tė vdekjes sė Krishtit).
Rruzarja fillon me shenjėn e kryqit:
 Nė emėr tė Atit, e tė Birit, e tė Shpirtit Shenjt. Pastaj vijon Besojma: Besoj nė njė Hyj tė vetėm..., thuhet 3 herė Tė falem Mari...  dhe fjalės „Jezusi“ i shtohet :

Jezusi, i cili na shtoftė fenė.
Jezusi, i cili na forcoftė paqen.
Jezusi, i cili na ndeztė dashurinė.

Pastaj thuhet lavdithurja e vogėl: Lavdi Atit... dhe lutja e Fatimės:
O Jezusi im, na i fal mėkatet tona,
na shpėto nga flaka e ferrit,
ēoji nė Qiell tė gjithė shpirtrat,
sidomos ata, qė kanė mė shumė nevojė
pėr mėshirėn tėndė. Amen

Pastaj fillon dhjetėshja e parė me Ati ynė, 10 herė Tė falem Mari..., duke shtuar pas secilės misterin, p.sh.: Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, e ngjize pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. Nė pėrfundim tė dhjetėshes thuhet lavdithurja e vogėl Lvadi Atit..., pastaj lutja e Fatimės: O Jezusi im.... Fillon dhjetėshja e dytė me Ati ynė, thuhen prapė 10 herė Tė falem Mari... duke e shtuar misterin tjetėr: Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, e mbarte te Elizabeta, dhe kėshtu me radhė.
Rruzarja mund tė pėrfundojė me litani. Mund tė thuhet pėr shpirtrat e purgatorit njė Requiem aeternam:

Epu, o Zot, pushimin e pasosur!
I ndritė drita e pambaruar!
Pushofshin nė paqe.
Amen!

duke e ndjekur njė Ati ynė dhe Besojma nė fund.

 

 

Shenjat e gėzimit

 

 

1. Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, e ngjize pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt
Ja, do tė mbetesh shtatzėnė e do tė nxjerrėsh nė dritė njė djalė e ngjitja emrin Jezus. Ky do tė jetė i madh dhe do tė quhet Biri i Hyjit tejet tė lartė. Zoti Hyj do t’ia japė fronin e Davidit, atit tė tij (Lk 1,31-32).
“Lajmėrimi i bėrė Marisė hap ‚plotėsimin e kohės’ (Gal 4,4): Premtimet shkojnė kah pėrmbushja, pėrgatitjet kanė marrė fund” (KKK, 484).

2. Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, e mbarte te Elizabeta
 “Ja, qė, posa zėri i pėrshėndetjes sate arriti nė veshėt e mi, foshnja prej hareje kėrceu nė kraharorin tim. E lumja ti qė besove se do tė plotėsohet ēka tė qe thėnė prej Zotit!” (Lk 1,44).
“Nė ‚vizitėn’ e Marisė te Elezabeta ashtu vetė Hyji ‚e ka vizituar popullin e vet’” (KKK, 717).

3. Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, e linde nė Betlehem
“Nė saje tė zemrės sė dashur tė Hyjit tonė qė do tė na e dėrgojė nė pasi prej qiellit Diellin, pėr tė shndėritur ata qė gjenden nė errėsirė dhe nė hijen e vdekjes, pėr t’i drejtuar hapat tanė nė udhėn e paqes” (Lk 1,78).
“E Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne. Ne e pamė lavdinė e tij, atė lavdi qė prej Atit i pėrket Birit tė vetėm plot hir e tė vėrtetė” (Gjn 1,14).
 “Jezusi erdhi nė botė nė varfėrinė e njė shtalle, nė njė familje tė pakamur; barinjtė e thjeshtė janė dėshmitarėt e parė tė ngjarjes. Nė kėtė varfėri shndrit madhėria e qiellit” (KKK, 525).

4. Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, nė tempull e kushtove
“Tani, o Zot, mund tė lejosh tė vdesė shėrbėtori yt nė paqe siē the ti vetė, sepse me sytė e mi e pashė shėlbimin qė ti e bėre gati nė sy tė tė gjithė popujve: Dritėn qė bėn tė tė njohin Ty paganėt e qė i jep nder popullit tėnd, Izraelit” (Lk 2,29-32)
"Atėherė Simoni i bekoi dhe i tha Marisė, nėnės sė tij: Shih! Hyji e caktoi kėtė Fėmijė tė shkaktojė rrėnim e ngritje pėr shumėkėnd nė Izrael. Do tė jetė edhe shenjė tė cilės njerėzit do t’i kundėrshtojnė " (Lk 2,34).
“Rrethprerja e Jezusit nė ditėn e tetė pas lindjes sė tij ėshtė shenjė se ai ėshtė i pėrfshirė nė  trashėgiminė e Abrahamit, nė popullin e besėlidhjes dhe i nėnshtruar ligjit” (KKK, 527).

5. Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, nė tempull e ke gjetur
 “Po, pse mė kėrkuat? A nuk e dinit se mė duhet tė merrem me punėt e Atit tim?” (Lk 2,49).
“Rigjetja e Jezusit nė tempull ėshtė e vetmja ngjarje e cila thyen heshtjen e ungjijve pėr vitet nė heshtje tė Jezusit. Jezusi nė kėtė lejon tė parandjehet misteri i tėrė dhurimit tė tij nė dėrgim, e cila tregohet nga prejardhja e tij hyjnore: ‚A nuk e dinit, se mė duhet tė jem nė atė qė i pėrket Atit tim?’ ” (KKK, 534).

  

Shenjat e dritės

 

1. Jezusi, i cili u pagėzua nga Gjoni
"Menjėherė pas pagėzimit Jezusi doli nga uji. Dhe, ja! Iu hapėn qiejt dhe e pa Shpirtin e Hyjit duke zbritur porsi pėllumb e duke ardhur mbi tė. Dhe, ja, njė zė qė vinte nga qielli, tha: “Ky ėshtė Biri im i dashur, tė cilin e kam pėr zemėr!" (Mt 3,16-17).
“Gjoni nė predikimet e veta thoshte: Pas meje po vjen njė mė i fortė se unė. Unė nuk jam i denjė as tė ulem para tij pėr t’ia zgjidhur rripin e sandaleve tė tij. Unė ju pagėzova me ujė, ndėrsa ai do t’ju pagėzojė me Shpirtin Shenjt (Mk 1,7-8).
"Tė nesėrmen Gjoni e pa Jezusin duke ardhur drejt tij e tha: Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mėkatin botės! Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė: ‘Pas meje vjen njė njeri, i cili ėshtė mė i madh se unė, sepse ishte pėrpara meje!" (Joh 1,29-30.
“Gjoni dėshmoi edhe: E pashė Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit porsi pėllumb dhe zuri vend mbi tė. Unė nuk e njihja atė, porse Ai qė mė dėrgoi tė pagėzoj me ujė, Ai edhe mė tha: ‘Nė atė qė tė shohėsh se zbret Shpirti Shenjt dhe zė vend nė tė, ai ėshtė qė pagėzon me Shpirtin Shenjt.’ Unė e pashė dhe dėshmoi: Ky ėshtė Biri i Hyjit" (Gjn 1,32-34).
“Nė fillim tė shfaqjes sė vet botėrisht Jezusi u pagėzua nga Gjoni nė Jordan.
Gjoni predikonte ‘kthimin dhe pagėzimin pėr faljen e mėkateve’ (LK 3,3)” (KKK, 535).

2. Jezusi, i cili u dėftua gjatė dasmės nė Kanė
“Kur u mbaroi vera, nėna e Jezusit i tha: Nuk kanė mė verė! Jezusi i tha: Moj burrneshė, a ėshtė punė pėr ne? Ende nuk erdhi koha ime! Nėna e tij u tha shėrbyesve: Bėni gjithēka t’ju thotė!” (Gjn 2,3-5) .
“Nė fillim tė shfaqjes sė vet botėrisht Jezusi – nė lutjen e nėnės sė vet – bėri mrekullinė e parė nė njė dasmė. Kisha i jep rėndėsi tė madhe pjesėmarrjes sė Jezusit nė dasmėn e Kanės. Ajo vė re nė tė miratimin se martesa ėshtė diēka e mirė, dhe paralajmėrimin, se martesa kėtej e tutje do tė jetė shenjė vepruese e pranisė sė Krishtit” (KKK, 1613).

3. Jezusi, i cili shpalli Mbretėrinė e Hyjit
“Pasi e burgosėn Gjonin, Jezusi shkoi nė Galile. Atje predikonte Ungjillin e Hyjit. Thoshte: Koha u plotėsua e Mbretėria e Hyjit ėshtė afėr! Kthehuni e besojini Ungjillit! (Mk 1,14-15).
"Atėherė zbriti nė Kafarnaum, qytet i Galilesė dhe mėsonte ditėn e shtunė. Njerėzit i magjepste mėsimi i tij, sepse fjalėn e kishte plot autoritet" (Lk 4,31-32).
“Por, nė qoftė se unė i nxjerr djajtė me pushtetin e Hyjit, atėherė me tė vėrtetė erdhi ndėr ju Mbretėria e Hyjit!" (Lk 11,20)
“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po tė them: kush nuk lind me anė tė ujit e tė Shpirtit nuk mund tė hyjė nė Mbretėrinė e Hyjit. Ēka lind prej mishit, mish ėshtė, e ēka lind prej Shpirtit, shpirt ėshtė. Mos u ēudit qė tė thashė: Duhet tė lindni pėrsėri prej sė Larti" (Gjn 3,5-7).
“Tė gjithė njerėzit janė tė thirrur qė tė hyjnė nė mbretėrinė e Hyjit. Kjo mbretėri mesianike sė pari iu shapll fėmijėve tė Izraelit, por ėshtė e pėrcaktuar pėr tė gjithė njerėzit e tė gjithė popujve” (KKK, 543).

4. Jezusi, i cili u shdrrua nė mal
"…Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i ēoi vetėm ata nė vetmi, nė njė mal tė lartė dhe u shndėrrua para tyre. Petkat e tij u bėnė ndriēuese tė bardha, sa qė asnjė zbardhues mbi tokė nuk mund t’i zbardhojė ashtu" (MK 9,2-3).
"Ndėrsa po zbritnin nga mali, Jezusi u urdhėroi qė tė mos i tregojnė askujt ēka panė derisa Biri i njeriut tė ngjallej prej sė vdekuri" (Mk 9,9).
“Pėr njė ēast Jezusi bėn tė shndrisė madhėria e tij hyjnore dhe atė e vėrteton rrėfimi i Pjetrit. Ai tregon po ashtu, qė ai, ‘pėr tė arritur madhėrinė e vet’ (Lk 24,26), duhet tė vuajė vdekjen nė kryq nė Jerusalem” (KKK, 555).

  

Shenjat e mundimit

 

1. Jezusi,  i cili pėr ne ka pikuar gjakun
"O Atė, nėse do, largoje kėtė gotė prej meje! Veēse, le tė bėhet, jo vullneti im, por vullneti yt! Atėherė iu dėftua njė engjėll nga qielli qė i dha zemėr. Kur e kapėn mundimet e vdekjes, lutej mė me zemėr. Djersa e tij u bė si pika gjaku qė binin nė tokė" (Lk 22,42-44).
“Por tani njė fitore nė njė luftė tė tillė ėshtė e mundur vetėm nė lutje. Jezusi mposhti tunduesin qė nga fillimi e deri nė luftėn e fundit nė frikėn e vdekjes sė vet pėrmes lutjes” (KKK, 2849).

 2. Jezusi, i cili pėr ne ėshtė frushkulluar
"Pilati tha: Kėtė njeri e sollėt para meje duke e paditur se po nxit nė kryengritje, dhe, ja, unė e pyeta para jush e nuk i gjeta kurrfarė faji, pėr tė cilin ju e paditni. Por, as Herodi, pasi e ktheu prapė tek ne. Ja, pra, ai s’ka bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen. Prandaj, do ta ndėshkoj e pastaj do ta lėshoj" (Lk 23,14-16).
„Mundimet e Krishtit pėrmbajnė formėn e vet konkrete historike pėrmes asaj, qė ai ‚u denua nga pleqėt, kryepriftėrinjtė dhe mėsuesit e ligjit (Mk 8,31), tė cilėt atė ‘ia dorėzuan paganėve, qė tė pėrqeshet, tė frushkullohet dhe tė kryqėzohet’ (Mt 20,19)” (KKK, 572).

 3. Jezusi, i cili pėr ne me therra ėshtė kurorėzuar
"Atėherė Jezusi doli jashtė me kurorė ferrash e me mantel tė kuq. Pilati u tha: Ja, Njeriu! Porse, kur e panė kryepriftėrinjtė dhe rojtarėt, bėrtitėn: Kryqėzoje, kryqėzoje! Merreni ju e kryqėzojeni ‑ u tha Pilati ‑ se unė nuk gjej nė tė farė faji" (Gjn 19,5-6).
„’Dashuria deri nė fund’ (Gjon 13,1) i jep flisė sė Krishtit vlerėn e vet dhe bėn, qė ajo tė shėlbojė dhe tė ripėrtėritė, tė shpaguajė dhe tė sjell kėnaqėsi. Jezusi gjatė flisė sė jetės sė vet na ka njohur tė gjithėve, na ka dashur tė gjithėve” (KKK, 616).

4. Jezusi, i cili pėr ne kryqin e ka mbartur
"Jezusi, duke e mbartur ai vetė kryqin e vet, doli nė vendin qė quhet “Kafka” hebraisht “Golgota” (Gjn 19,17).
"Ndėrsa po e ēonin pėr ta kryqėzuar, kapėn njė farė Simoni prej Cirene, qė po kthente nga fusha, ia vunė nė krah kryqin qė ta mbarte pas Jezusit" (Lk 23,26).
„Me vullnetin e vet njerėzor miraton, qė tė ndodhė vullneti i Atit, dhe e pranon vdekjen porsi Shpėtimtar, ‘pėr tė mbartur mėkatet tona me trupin e vet nė dru’ (1 Pj 2,24)” (KKK, 612).

5. Jezusi, i cili pėr ne ėshtė kryqėzuar
"Kur arritėn nė vendin qė quhet ‘Kafkė’, aty e kryqėzuan atė dhe keqbėrėsit, njėrin nė tė djathtė e tjetrin nė tė majtė !" (Lk 23,33).
"Dielli u zu e kultrina e Tempullit u nda pėrmes. Atėherė Jezusi bėrtiti me zė tė lartė e tha: O Atė: nė duart e tua po e dorėzoj shpirtin tim!" (Lk 23,45-46).
“’Krishti vdiq pėr mėkatet tona siē e paralajmėroi Shkrimi i Shenjtė’ (1 Kor 15,3)” (KKK, 619).

  

Shenjat e lumturisė

 

1. Jezusi, i cili u ngjall sė vdekuri
"Pse e kėrkoni tė Gjallin ndėr tė vdekur? Ai s’ėshtė kėtu! U ngjall!" (Lk 24,5).
“Jezusi u tha: Pse po trembeni? Pse po dyshoni nė zemrat tuaja? Shikojini duart e mia e kėmbėt e mia: unė jam! Vetė! Mė prekni e vėrtetojeni! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!” (Lk 24,38-39).
“’Nė qoftė se Krishti mė tė vėrtetė nuk ėshtė ngjallur, i kotė ėshtė predikimi ynė, i kotė besimi juaj’ (1 Kor 15,14). Ngjallja paraqet para sė gjithave vėrtetėsinė  pėr tėrė atė, qė Krishti ka bėrė dhe mėsuar” (KKK, 651).

2. Jezusi, i cili u ngjit nė Qiell
"Dhe, ndėrsa ata me ngulm shikonin se si ai ngritej nė qiell, ia behėn dy njerėz tė veshur me petka tė bardha, zunė vend para tyre dhe u thanė: “O burra galileas, pse rrini kėshtu duke shikuar kah qielli? Ky Jezus, qė prej jush u ngrit nė qiell, do tė kthehet pikėrisht kėshtu, si e patė se shkoi nė qiell!" (Vep1,10-11).
“Kjo shkallė e fundit e madhėrimit mbetet e lidhur ngushtė me tė parėn, domethėnė me zbritjen nga Qielli nė tė mishėruar. Vetėm ‘kush ka zbritur nga Ati’ ka mundėsi ‘tė kthehet te Ati’: Jezusi” (KKK, 661).

3. Jezusi, i cili na e dėrgoi Shpitin Shenjt
"Por ju do tė merrni fuqinė e Shpirtit Shenjt, i cili do tė zbresė nė ju dhe ju do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jerusalem, nė mbarė Judenė, nė Samari, madje dhe deri nė skajin e botės" (Vep1,8).
„’Shpirti Shenjt’ ėshtė emėr pėr atė, tė cilin ne sė bashku me Atin dhe me Birin e adhurojmė dhe e madhėrojmė. Kisha e ka marrė kėtė emėr nga Zotėria dhe ua shqipton atė gjatė pagėzimit fėmijėve” (KKK, 691).

4. Jezusi, i cili, o Virgjėr, tė ngriti nė Qiell
 “Sepse shikoi me pėlqim mbi shėrbėtoren e vet tė pėrvuajtur: ja, qė tani tė gjitha breznitė do tė mė quajnė tė lumtur" (Lk 1,48).
„Pas mbarimit tė rrjedhės sė jetės sė vet tokėsore Virgjėra Mari qe marrė me korp dhe me shpirt nė madhėrinė e Qiellit, ku tanimė merr pjesė nė lumturinė e ngjalljes sė Birit tė vet dhe“ (KKK, 974).

5. Jezusi, i cili, o Virgjėr, tė kurorėzoi nė Qiell
"Sepse punė tė mėdha bėri pėr mua Hyji i gjithėpushtetshėm ‑ i shenjtė ėshtė Emri i tij! Mėshira e tij brezni mė brezni pėr ata qė e druajnė. E tregoi fuqinė e krahut tė vet: i hodhi poshtė qėllimet e krenarėve, i rrėzoi princat prej froneve tė tyre i lartėsoi tė pėrvuajturit" (Lk 1,47-52).
"Nė qiell u duk njė shenjė e madhėrueshme: njė Grua e veshur me diell, me hėnė nėn kėmbė, nė kokė kezėn me dymbėdhejtė yje!" (Zb 12,1) .
„Pėrfundimisht Virgjėra e papėrlyer, qe ruajtur nga ēdo njollė e mėkatit tė rrjedhshėm, pas mabrimit tė jetės tokėsore qe marrė me trup dhe me shpirt nė lumturinė qiellore dhe lartėsuar nga Zoti si Mbretėreshė e rruzullimit, pėr t’i pėrngjarė Birit tė vet tė pėrsosur, Zotėrisė sė Zotėrinjve dhe Fituesit mbi vdekjen dhe mėkatin“ (KKK, 966).