VIRGJĖRA MARI
Kisha katolike e
nderon Virgjėrėn Mari
nė mėnyrė tė veēantė dhe e pėrgjėron Hyjin pėrmes saj. Rruzarja
ėshtė nderimi mė i madh qė Kisha i bėn Virgjėrės Mari dhe pėrmes tė
cilės fiton hire dhe mėshirė prej Hyjit dhe lidhet me Birin e saj
Jezusin pėrmes mistereve ungjillore.
Rrugullisht ishte dashur qė rruzarja tė thuhet me njė fill tė bekuar
rruazash me kryq druri (nė pėrkujtim tė vdekjes sė Krishtit).
Rruzarja fillon me shenjėn e kryqit:
Nė emėr tė Atit, e tė Birit, e tė Shpirtit Shenjt. Pastaj vijon
Besojma: Besoj nė njė Hyj tė vetėm..., thuhet 3 herė Tė
falem Mari... dhe fjalės Jezusi i shtohet :
Jezusi,
i cili na shtoftė fenė.
Jezusi, i cili na forcoftė paqen.
Jezusi, i cili na ndeztė dashurinė.
Pastaj
thuhet lavdithurja e vogėl: Lavdi Atit... dhe lutja e
Fatimės:
O Jezusi im, na i
fal mėkatet tona,
na shpėto nga flaka e ferrit,
ēoji nė Qiell tė gjithė shpirtrat,
sidomos ata, qė kanė mė shumė nevojė
pėr mėshirėn tėndė. Amen
Pastaj fillon
dhjetėshja e parė me Ati ynė, 10 herė Tė falem Mari...,
duke shtuar pas secilės misterin, p.sh.:
Jezusi, tė cilin, o Virgjėr,
e ngjize pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt.
Nė pėrfundim tė dhjetėshes thuhet lavdithurja e vogėl Lvadi
Atit..., pastaj lutja e Fatimės: O Jezusi im.... Fillon
dhjetėshja e dytė me Ati ynė, thuhen prapė 10 herė Tė
falem Mari... duke e shtuar misterin tjetėr: Jezusi, tė
cilin, o Virgjėr, e mbarte te Elizabeta, dhe kėshtu me radhė.
Rruzarja mund tė pėrfundojė me litani. Mund tė thuhet pėr shpirtrat
e purgatorit njė Requiem aeternam:
Epu, o Zot, pushimin e pasosur!
I ndritė drita e pambaruar!
Pushofshin nė paqe.
Amen!
duke e
ndjekur njė Ati ynė dhe Besojma nė fund.

Shenjat e gėzimit
1.
Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, e ngjize pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt
Ja, do tė mbetesh
shtatzėnė e do tė nxjerrėsh nė dritė njė djalė e ngjitja emrin
Jezus. Ky do tė
jetė i madh dhe do tė quhet Biri i Hyjit tejet tė lartė. Zoti Hyj do
tia japė fronin e Davidit, atit tė tij (Lk 1,31-32).
Lajmėrimi i bėrė Marisė hap plotėsimin e kohės (Gal 4,4):
Premtimet shkojnė kah pėrmbushja, pėrgatitjet kanė marrė fund (KKK,
484).
2. Jezusi, tė
cilin, o Virgjėr, e mbarte te Elizabeta
Ja, qė, posa zėri i
pėrshėndetjes sate arriti nė veshėt e mi, foshnja prej hareje kėrceu
nė kraharorin tim. E lumja ti qė besove se do tė plotėsohet ēka tė
qe thėnė prej Zotit! (Lk 1,44).
Nė vizitėn e Marisė te Elezabeta ashtu vetė Hyji e ka vizituar
popullin e vet (KKK, 717).
3. Jezusi, tė
cilin, o Virgjėr, e linde nė Betlehem
Nė saje tė zemrės sė
dashur tė Hyjit tonė qė do tė na e dėrgojė nė pasi prej qiellit
Diellin, pėr tė shndėritur ata qė gjenden nė errėsirė dhe nė hijen e
vdekjes, pėr ti drejtuar hapat tanė nė udhėn e paqes (Lk 1,78).
E Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne. Ne e pamė lavdinė e tij, atė
lavdi qė prej Atit i pėrket Birit tė vetėm plot hir e tė vėrtetė
(Gjn 1,14).
Jezusi erdhi nė botė nė varfėrinė e njė shtalle, nė njė familje tė
pakamur; barinjtė e thjeshtė janė dėshmitarėt e parė tė ngjarjes. Nė
kėtė varfėri shndrit madhėria e qiellit (KKK, 525).
4. Jezusi, tė
cilin, o Virgjėr, nė tempull e kushtove
Tani, o Zot, mund tė
lejosh tė vdesė shėrbėtori yt nė paqe siē the ti vetė, sepse me sytė
e mi e pashė shėlbimin qė ti e bėre gati nė sy tė tė gjithė popujve:
Dritėn qė bėn tė tė njohin Ty paganėt e qė i jep nder popullit tėnd,
Izraelit (Lk 2,29-32)
"Atėherė Simoni i
bekoi dhe i tha Marisė, nėnės sė tij: Shih! Hyji e caktoi kėtė
Fėmijė tė shkaktojė rrėnim e ngritje pėr shumėkėnd nė Izrael. Do tė
jetė edhe shenjė tė cilės njerėzit do ti kundėrshtojnė " (Lk 2,34).
Rrethprerja e Jezusit nė ditėn e tetė pas lindjes sė tij ėshtė
shenjė se ai ėshtė i pėrfshirė nė trashėgiminė e Abrahamit, nė
popullin e besėlidhjes dhe i nėnshtruar ligjit (KKK, 527).
5. Jezusi, tė cilin, o Virgjėr, nė tempull e ke gjetur
Po, pse mė
kėrkuat? A nuk e dinit se mė duhet tė merrem me punėt e Atit tim? (Lk
2,49).
Rigjetja e Jezusit nė tempull ėshtė e vetmja ngjarje e cila thyen
heshtjen e ungjijve pėr vitet nė heshtje tė Jezusit. Jezusi nė kėtė
lejon tė parandjehet misteri i tėrė dhurimit tė tij nė dėrgim, e
cila tregohet nga prejardhja e tij hyjnore: A nuk e dinit, se mė
duhet tė jem nė atė qė i pėrket Atit tim? (KKK, 534).

Shenjat e dritės
1. Jezusi, i cili u pagėzua nga Gjoni
"Menjėherė pas
pagėzimit Jezusi doli nga uji. Dhe, ja! Iu hapėn qiejt dhe e pa
Shpirtin e Hyjit duke zbritur porsi pėllumb e duke ardhur mbi tė.
Dhe, ja, njė zė qė vinte nga qielli, tha: Ky ėshtė Biri im i dashur,
tė cilin e kam pėr zemėr!" (Mt 3,16-17).
Gjoni nė predikimet e veta thoshte: Pas meje po vjen njė mė i fortė
se unė. Unė nuk jam i denjė as tė ulem para tij pėr tia zgjidhur
rripin e sandaleve tė tij. Unė ju pagėzova me ujė, ndėrsa ai do tju
pagėzojė me Shpirtin Shenjt (Mk 1,7-8).
"Tė nesėrmen Gjoni e pa Jezusin duke ardhur drejt tij e tha: Ja,
Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mėkatin botės! Ky ėshtė ai, pėr tė
cilin thashė: Pas meje vjen njė njeri, i cili ėshtė mė i madh se
unė, sepse ishte pėrpara meje!" (Joh 1,29-30.
Gjoni dėshmoi edhe: E pashė Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit
porsi pėllumb dhe zuri vend mbi tė. Unė nuk e njihja atė, porse Ai
qė mė dėrgoi tė pagėzoj me ujė, Ai edhe mė tha: Nė atė qė tė
shohėsh se zbret Shpirti Shenjt dhe zė vend nė tė, ai ėshtė qė
pagėzon me Shpirtin Shenjt. Unė e pashė dhe dėshmoi: Ky ėshtė Biri
i Hyjit" (Gjn 1,32-34).
Nė fillim tė shfaqjes sė vet botėrisht Jezusi u pagėzua nga Gjoni
nė Jordan. Gjoni predikonte
kthimin dhe pagėzimin pėr faljen e mėkateve (LK 3,3) (KKK, 535).
2. Jezusi, i cili u dėftua gjatė
dasmės nė Kanė
Kur u mbaroi vera, nėna e
Jezusit i tha: Nuk kanė mė verė!
Jezusi i tha: Moj
burrneshė, a ėshtė punė pėr ne? Ende nuk erdhi koha ime! Nėna e tij
u tha shėrbyesve: Bėni gjithēka tju thotė! (Gjn 2,3-5) .
Nė fillim tė shfaqjes sė vet botėrisht
Jezusi nė lutjen e nėnės sė vet bėri mrekullinė e parė nė njė
dasmė. Kisha i jep rėndėsi tė madhe pjesėmarrjes sė Jezusit nė
dasmėn e Kanės. Ajo vė re nė tė miratimin se martesa ėshtė diēka e
mirė, dhe paralajmėrimin, se martesa kėtej e tutje do tė jetė shenjė
vepruese e pranisė sė Krishtit (KKK, 1613).
3. Jezusi, i cili shpalli Mbretėrinė e Hyjit
Pasi e
burgosėn Gjonin, Jezusi shkoi nė Galile.
Atje predikonte Ungjillin e Hyjit.
Thoshte: Koha u plotėsua e Mbretėria e Hyjit ėshtė afėr! Kthehuni e
besojini Ungjillit! (Mk 1,14-15).
"Atėherė zbriti nė Kafarnaum, qytet i Galilesė dhe mėsonte ditėn e
shtunė. Njerėzit i magjepste mėsimi i tij, sepse fjalėn e kishte
plot autoritet" (Lk 4,31-32).
Por, nė qoftė se unė i nxjerr djajtė me pushtetin e Hyjit, atėherė
me tė vėrtetė erdhi ndėr ju Mbretėria e Hyjit!" (Lk 11,20)
Pėrnjėmend, pėrnjėmend po tė them: kush nuk lind me anė tė ujit e
tė Shpirtit nuk mund tė hyjė nė Mbretėrinė e Hyjit. Ēka lind prej
mishit, mish ėshtė, e ēka lind prej Shpirtit, shpirt ėshtė. Mos u
ēudit qė tė thashė: Duhet tė lindni pėrsėri prej sė Larti" (Gjn
3,5-7).
Tė gjithė njerėzit janė tė thirrur qė tė hyjnė nė mbretėrinė e
Hyjit. Kjo mbretėri mesianike sė pari iu shapll fėmijėve tė
Izraelit, por ėshtė e pėrcaktuar pėr tė gjithė njerėzit e tė gjithė
popujve (KKK, 543).
4. Jezusi, i
cili u shdrrua nė mal
"
Jezusi mori me vete
Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i ēoi vetėm ata nė vetmi, nė njė mal tė
lartė dhe u shndėrrua para tyre. Petkat e tij u bėnė ndriēuese tė
bardha, sa qė asnjė zbardhues mbi tokė nuk mund ti zbardhojė ashtu"
(MK 9,2-3).
"Ndėrsa po zbritnin nga mali, Jezusi u urdhėroi qė tė mos i tregojnė
askujt ēka panė derisa Biri i njeriut tė ngjallej prej sė vdekuri"
(Mk 9,9).
Pėr njė ēast Jezusi bėn tė shndrisė madhėria e tij hyjnore dhe atė
e vėrteton rrėfimi i Pjetrit. Ai tregon po ashtu, qė ai, pėr tė
arritur madhėrinė e vet (Lk 24,26), duhet tė vuajė vdekjen nė kryq
nė Jerusalem (KKK, 555).

Shenjat e mundimit
1. Jezusi, i
cili pėr ne ka pikuar gjakun
"O Atė, nėse
do, largoje kėtė gotė prej meje!
Veēse, le tė bėhet, jo vullneti im,
por vullneti yt! Atėherė iu dėftua njė engjėll nga qielli qė i dha
zemėr. Kur e kapėn mundimet e vdekjes, lutej mė me zemėr. Djersa e
tij u bė si pika gjaku qė binin nė tokė" (Lk 22,42-44).
Por tani njė fitore nė njė luftė tė tillė ėshtė e mundur vetėm nė
lutje. Jezusi mposhti tunduesin qė nga fillimi e deri nė luftėn e
fundit nė frikėn e vdekjes sė vet pėrmes lutjes (KKK, 2849).
2.
Jezusi, i cili pėr ne ėshtė frushkulluar
"Pilati tha: Kėtė njeri e
sollėt para meje duke e paditur se po nxit nė kryengritje, dhe, ja,
unė e pyeta para jush e nuk i gjeta kurrfarė faji, pėr tė cilin ju e
paditni. Por, as Herodi, pasi e ktheu prapė tek ne. Ja, pra, ai ska
bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen.
Prandaj, do ta ndėshkoj e
pastaj do ta lėshoj" (Lk 23,14-16).
Mundimet e Krishtit pėrmbajnė formėn e vet konkrete historike
pėrmes asaj, qė ai u denua nga pleqėt, kryepriftėrinjtė dhe
mėsuesit e ligjit (Mk 8,31), tė cilėt atė ia dorėzuan paganėve, qė
tė pėrqeshet, tė frushkullohet dhe tė kryqėzohet (Mt 20,19) (KKK,
572).
3.
Jezusi, i cili pėr ne me therra ėshtė
kurorėzuar
"Atėherė Jezusi doli jashtė me kurorė ferrash e me mantel tė kuq.
Pilati u tha: Ja, Njeriu! Porse, kur e panė kryepriftėrinjtė dhe
rojtarėt, bėrtitėn: Kryqėzoje, kryqėzoje! Merreni ju e kryqėzojeni ‑
u tha Pilati ‑ se unė nuk gjej nė tė farė faji" (Gjn 19,5-6).
Dashuria deri nė fund (Gjon 13,1) i jep flisė sė Krishtit vlerėn
e vet dhe bėn, qė ajo tė shėlbojė dhe tė ripėrtėritė, tė shpaguajė
dhe tė sjell kėnaqėsi. Jezusi gjatė flisė sė jetės sė vet na ka
njohur tė gjithėve, na ka dashur tė gjithėve (KKK, 616).
4. Jezusi, i
cili pėr ne kryqin e ka mbartur
"Jezusi, duke e mbartur ai
vetė kryqin e vet, doli nė vendin qė quhet Kafka hebraisht
Golgota (Gjn 19,17).
"Ndėrsa po e ēonin pėr ta kryqėzuar, kapėn njė farė Simoni prej
Cirene, qė po kthente nga fusha, ia vunė nė krah kryqin qė ta mbarte
pas Jezusit" (Lk 23,26).
Me vullnetin e vet njerėzor miraton, qė tė ndodhė vullneti i Atit,
dhe e pranon vdekjen porsi Shpėtimtar, pėr tė mbartur mėkatet tona
me trupin e vet nė dru (1 Pj 2,24) (KKK, 612).
5. Jezusi, i
cili pėr ne ėshtė kryqėzuar
"Kur arritėn nė vendin qė
quhet Kafkė, aty e kryqėzuan atė dhe keqbėrėsit, njėrin nė tė
djathtė e tjetrin nė tė majtė !" (Lk 23,33).
"Dielli u zu e kultrina e Tempullit u nda pėrmes. Atėherė Jezusi
bėrtiti me zė tė lartė e tha: O Atė: nė duart e tua po e dorėzoj
shpirtin tim!" (Lk 23,45-46).
Krishti vdiq pėr mėkatet tona siē e paralajmėroi Shkrimi i
Shenjtė (1 Kor 15,3) (KKK, 619).

Shenjat e lumturisė
1. Jezusi, i
cili u ngjall sė vdekuri
"Pse e kėrkoni tė Gjallin
ndėr tė vdekur? Ai sėshtė kėtu! U ngjall!" (Lk 24,5).
Jezusi u tha: Pse po trembeni? Pse po dyshoni nė zemrat tuaja?
Shikojini duart e mia e kėmbėt e mia: unė jam! Vetė! Mė prekni e
vėrtetojeni! Shpirti ska mish e eshtra, si po shihni se unė kam!
Shpirti ska mish e eshtra, si po shihni se unė kam! (Lk 24,38-39).
Nė qoftė se Krishti mė tė vėrtetė nuk ėshtė ngjallur, i kotė ėshtė
predikimi ynė, i kotė besimi juaj (1 Kor 15,14). Ngjallja paraqet
para sė gjithave vėrtetėsinė pėr tėrė atė, qė Krishti ka bėrė dhe
mėsuar (KKK, 651).
2. Jezusi, i cili u ngjit nė Qiell
"Dhe, ndėrsa
ata me ngulm shikonin se si ai ngritej nė qiell, ia behėn dy njerėz
tė veshur me petka tė bardha, zunė vend para tyre dhe u thanė: O
burra galileas, pse rrini kėshtu duke shikuar kah qielli? Ky Jezus,
qė prej jush u ngrit nė qiell, do tė kthehet pikėrisht kėshtu, si e
patė se shkoi nė qiell!" (Vep1,10-11).
Kjo shkallė e fundit e madhėrimit mbetet e lidhur ngushtė me tė
parėn, domethėnė me zbritjen nga Qielli nė tė mishėruar. Vetėm kush
ka zbritur nga Ati ka mundėsi tė kthehet te Ati: Jezusi (KKK,
661).
3. Jezusi, i cili na e dėrgoi Shpitin Shenjt
"Por ju do tė
merrni fuqinė e Shpirtit Shenjt, i cili do tė zbresė nė ju dhe ju do
tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jerusalem, nė mbarė Judenė, nė Samari,
madje dhe deri nė skajin e botės" (Vep1,8).
Shpirti Shenjt ėshtė emėr pėr atė, tė cilin ne sė bashku me Atin
dhe me Birin e adhurojmė dhe e madhėrojmė. Kisha e ka marrė kėtė
emėr nga Zotėria dhe ua shqipton atė gjatė pagėzimit fėmijėve (KKK,
691).
4. Jezusi, i cili, o Virgjėr, tė ngriti nė Qiell
Sepse shikoi
me pėlqim mbi shėrbėtoren e vet tė pėrvuajtur: ja, qė tani tė gjitha
breznitė do tė mė quajnė tė lumtur" (Lk 1,48).
Pas mbarimit tė rrjedhės sė jetės sė vet tokėsore Virgjėra Mari qe
marrė me korp dhe me shpirt nė madhėrinė e Qiellit, ku tanimė merr
pjesė nė lumturinė e ngjalljes sė Birit tė vet dhe (KKK, 974).
5. Jezusi, i cili, o Virgjėr, tė kurorėzoi nė Qiell
"Sepse punė tė
mėdha bėri pėr mua Hyji i gjithėpushtetshėm ‑ i shenjtė ėshtė Emri i
tij! Mėshira e tij brezni mė brezni pėr ata qė e druajnė. E tregoi
fuqinė e krahut tė vet: i hodhi poshtė qėllimet e krenarėve, i
rrėzoi princat prej froneve tė tyre i lartėsoi tė pėrvuajturit" (Lk
1,47-52).
"Nė qiell u duk njė shenjė e madhėrueshme: njė Grua e veshur me
diell, me hėnė nėn kėmbė, nė kokė kezėn me dymbėdhejtė yje!" (Zb 12,1)
.
Pėrfundimisht Virgjėra e papėrlyer, qe ruajtur nga ēdo njollė e
mėkatit tė rrjedhshėm, pas mabrimit tė jetės tokėsore qe marrė me
trup dhe me shpirt nė lumturinė qiellore dhe lartėsuar nga Zoti si
Mbretėreshė e rruzullimit, pėr ti pėrngjarė Birit tė vet tė
pėrsosur, Zotėrisė sė Zotėrinjve dhe Fituesit mbi vdekjen dhe
mėkatin (KKK, 966).
